Projeksionet e ”zymta” të FMN-së, Dorian Teliti: Raporti tregoi nevojat reale që ka sot Shqipëria
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) publikoi të hëhnën raportin për Shqipërinë, ku mes tjerash thuhet se pandemia Covid bëri që deficiti të arrijë në 10 për qind të PBB-së. Në raport theksohet se me paketat e ndihmës që dha qeveria për qytetarët dhe bizneset, Shqipëria rezulton vendi me asistencën më të vogël financiare në rajon.
Dorian Teliti, drejtori i Kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike tha në Euronews Albania se raporti i FMN-së tregoi shqetësimet reale socio-ekonomike, që ka sot Shqipëria.
“Ne kemi lexuar me imtësi raportin e FMN, faqe në faqe, fjali në fjali, dhe fjalë në fjalë. FMN zyrtarizoi në raportin e djeshëm atë për të cilën ka nevojë Shqipëria, që qeveria të mbështesë ekonominë dhe të mbështesë shëndetësinë. Në rastin më të mirë jemi dy herë më pak se vendet e rajonit. Ky raport duhet të lexohet qartë dhe të veprohet sa nuk është vonë. Ne e kemi lexuar si opozitës, si ekspertë dhe me realizëm”, tha ai.
Përballë gazetares Ilva Tare, z.Teliti shtoi se në raportin e FMN-së vihet re një mungesë e theksuar e optimizmit për ekonominë shqiptare.
“Mungon skenari optimist, dhe rrit ndejshëm borxhin publik në 88%, pa përfshirë borxhet dhe PPP-të, që është një alarm shumë i madh”, u shpreh ai.
Më tej, z. Teliti thotë se qeveria në kushtet e pandemisë duhet të ulë shpenzimet e tepërta, dhe të përqendrohet tek sfidat aktuale.
“Në kohë postërmeti dhe në kohë pandemie, kontratat koncesionare, dhe të gjitha shpenzimet që nuk janë primare duhet të stopohen një orë e më parë. Nuk e kemi luksin të çojmë para në drejtime të gabuara. Mundësitë janë, por ajo që duhet bërë është që të rishikohen të gjitha prioritetet. Në raportin e saj, FMN-ja e ka thënë që me anë të instrumenteve, qeveria duhet të krijojë rezervat për t’i bërë ballë situatës. FMN-ja thotë: stop çdo lloj shpenzimi të panevojshëm dhe jo-prioritar. Ne kemi nevojë për një qeveri normale. Duhet që një qeveri, që të kapë ato prioritete dhe t’u përgjigjet sfidave që dalin përpara”, u shpreh Teliti.
Ndiqni intervistën e plotë:
Lexoni gjithashtu:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet