Guardiola vendos rekord absolut, tejkalon Ferguson dhe Wenger
Sukses jo vetëm tek Barcelona me fitimin e çdo trofeu të mundshëm, por edhe në Gjermani tek Bayern e tani tek Manchester City. Guardiola mund të konsiderohet një nga trajnerët më të mirë në botë, ndërsa dita ditës vendos një rekord të ri. Spanjolli ka hyrë në historinë e premier ligës angleze, aty ku skuadra e drejtuar prej tij ka arritur në kuotën e 1 mijë golave të shënuar, që kur drejtimin e klubit e mori spanjolli.
Në përballjen e fituar ndaj West Ham, ‘the citizens’ gjetën golin numër 1000 gjatë drejtimit të Pep Guardiolës, duke u bërë trajneri i parë që e arrin diçka të tillë në Premier League në kaq pak ndeshje.
Konkretisht, Sir Alex Ferguson i janë dashur 601 ndeshje, Arsene Wenger 554 ndeshje, ndërsa Guadiola e ka arritur diçka të tillë me 400 përballje të luajtura. Edhe në këtë sezon të kampionatit anglez, Manchester City ka sulmin më të mirë me 87 gola të shënuar dhe 30 të pësuar në 33 sfida të zhvilluara. Aktualisht është në rrugën drejt titullit kampion të radhës, ndërsa synon dhe një trium në Uefa Champions League.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset