Ekonomia globale, OBEZH: Rritje 4.2% vitin e ardhshëm, Kina në pararojë
Parashikimi për ekonominë globale po përmirësohet pavarësisht se vala e dytë e epidemisë së koronavirusit ka prekur shumë vende të botës dhe teksa prodhimi i vaksinës po i afrohet realitetit. Kështu ka deklaruar të martën Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, e cila ka nënvizuar se është Kina vendi që po udhëheq përmirësimin e situatës. Sipas parashikimit, ekonomia botërore do të rritet me 4.2 për qind vitin e ardhshëm dhe do të
“Për herë të parë që nga rënia e pandemisë, në fillim të 2020-s, kemi pakëz shpresë. Lajmet e mira për vaksinat kanë rritur shkallën e optimizmit dhe kanë zhdukur mjegullën e pasigurisë që na kishte mbuluar. Megjithatë, nuk kemi dalë ende nga errësira. Shumë vende po luftojnë me rikthimin e virusit dhe rivendosja e masave kufizuese po ul ngritjen ekonomike që kishte filluar”, tha Angel Gurria, sekretar i përgjithshëm i OBEZH.
Në tërësi, prodhimi i brendshëm global do t’i rikthehet niveleve që i paraprinë krizës nga fundi i vitit 2021, i udhëhequr nga një rimëkëmbje e fortë e Kinës, ka bërë me dije Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.
Por kjo do të fshehë variacionet e shumta mes vendeve, me prodhimin në shumë ekonomi që pritet të mbetet rreth 5% më ulët përpara niveleve të kohës së para krizës, në vitin 2022. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do të kenë një kontribut më të ulët në rimëkëmbjen ekonomike.
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut