Skënder Gega drejt shërimit nga COVID-19, kthehet në Tiranë pas mjekimit në Turqi

2 Dhjetor 2020 | 09:48

Trajneri i klubit të Kukësit, Skënder Gega, ka mundur të riaftësohet nga gjendja e rëndë që i shkaktoi infektimi me COVID-19.

Pesëdhjeteshtatëvjeçari ka lënë spitalin turk ku ishte shtruar prej disa ditësh dhe është rikthyer në Tiranë.

Lajmi u njoftua nga klubi i Kukësit, i cili saktësoi se “falë progresit pozitiv nga terapia e ndjekur, Gega është lejuar të kthehet në Tiranë”.

“Gjendja e tij është shumë e mirë dhe shpejt ai do t’i bashkohet ekipit,” – u shprej klubi i Kukësit.

Prej rreth një jave Gega u trajtua në një klinikë private në Stamboll. Sipas klubit të Kukësit ai u ndoq nga mjeku shqiptar Gersi Alisha.

Trajneri i njohur u diagnostikua me COVID-19 më 12 nëntor, katër muaj pasi u rikthye si trajner në Superligë.

Gega, i cili në të shkuarën ka drejtuar edhe ekipet zinxhire të përfaqësueses shqiptare të futbollit, korri sukses me Partizanin ku në sezonin 2018-2019 arriti ta rishpallte kampione pas 26 vitesh.

 

Lexoni gjithashtu:

Shëndeti i trajnerit të Kukësit Skënder Gega drejt përmirësimit

Trajneri i kombëtares së vajzave Armir Grima me COVID-19, anulohet konferenca për shtyp

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026