Krishtlindje mes COVID-19, italianët nisin dekorimet por më pak shpenzime për dhurata
Ndërsa viti 2020 është drejt fundit dhe pushimet janë shumë pranë, qytetarët italianë janë duke u përgatitur për Krishtlindje ndonëse me kushtet e pandemisë. Asgjë nuk i ndal të nisin me dekorimet ndonëse duke shpenzuar më pak për dhurata.
“Këtë vit njerëzit nxituan të blinin dekorime për Krishtlindje, ndoshta për shkak të frikës nga një bllokim i ri ose për shkak të nevojës për të ndjerë ngrohtësinë dhe bukurinë e festës,” – u shpreh Valentina Bigelli, shefe e sektorit të Krishtlindjes në dyqanin “Vertecchi”.
Për të siguruar distancën fizike dyqanet janë lejuar të qëndrojnë më shumë orë hapur në mënyrë që një numër i kufizuar njerëzish të hyjnë në të njëjtën kohë.
Në kryeqytetin kroat, Zagreb, rrugët dhe parqet kanë nisur të ndriçohen me zbukurimet e Krishtlindjeve, por shumica e zonave janë pothuajse të shkreta për shkak të izolimit nga coronavirusit që kufizon tubimet. Prej disa javësh Kroacia është duke përballur një rritje të rasteve me COVID-19 e madje edhe kryeministri Plenkovic rezultoi pozitiv.
Pavarësisht situatës nga pandemia edhe Moska ka nisur përgatitjet për pushimet e fund vitit. Ndonëse autoritetet këmbëngulin se nuk ka plane për të imponuar një izolim të dytë në vend vijojnë të mbeten në fuqi disa kufizime sikundër mbyllja e club-eve, restoranteve dhe bareve në orën 23:00.
“Sipas mendimit tim, ose duhet të qëndrojmë në shtëpi dhe gjithçka duhet të mbyllet, kështu që ne mund ta kuptojmë logjikën, ose gjithçka duhet të mbetet e hapur. Tani nuk e kuptoj se si na mbrojnë këto masa (të marra),” – u shpreh Natalya Burmistrova, një qytetare në Moskë.
“Unë do të festoj Vitin e Ri në Sheshin e Kuq. Do të marr një shishe uiski, do të eci me të (në duar), duke pirë dhe duke u relaksuar. Viti i Ri është një festë publike, ne duhet të argëtohemi,” – tha Alexey, një tjetër qytetar në Moskë.
Lexoni gjithashtu:
Tregjet e Krishtlindjes në Evropë, viktima të COVID-19
Shpresë për Krishtlindje, Evropa nën masa kufizuese, autoritetet nisin programet e vaksinimit
COVID ndryshon Krishtlindjen. Në Francë, Gjermani dhe Britani këtë vit festohet ndryshe
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset