Izraeli shkatërron një shkollë palestineze pranë Betlehemit

8 Maj 2023 | 07:28

Autoritetet izraelite kanë shkatërruar një ndërtesë shkolle palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke shkaktuar një reagim të ashpër nga Bashkimi Evropian.

Departamenti i Ushtrisë izraelite për Koordinimin e Aktiviteteve Qeveritare në Territore (COGAT) njoftoi sot se ndërtesa, e cila ndodhet rreth dy kilometra larg Betlehemit, është ndërtuar në mënyrë të paligjshme, se është “e rrezikshme për sigurinë e kujtdo që ndjek shkollën ose hyn në objekt”, dhe për këtë arsye “duhej të prishej”, raportoi Reuters.

Ndërtesa është më pak se 30 kilometra nga Betlehemi në Ramallah.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në territorin palestinez tha në llogarinë e tij në Twitter se ishte “i tmerruar” nga shkatërrimi i shkollës, duke paralajmëruar se 60 fëmijë do të prekeshin nga akti.

Delegacioni i BE-së vuri në dukje se prishja e shkollës, “sipas ligjit ndërkombëtar, ishte e paligjshme” dhe se “ai vetëm do të rrisë vuajtjet e popullsisë palestineze dhe do të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm”.

COGAT theksoi se pronari i ndërtesës refuzoi disa herë të angazhohej në dialog me autoritetet izraelite në lidhje me statusin e ndërtesës përpara se ajo të prishej.

Nxënësit dhe dëshmitarët okularë thanë se ndërtesa është rrafshuar me tokë në mënyrë të tillë që pothuajse nuk ka asnjë gjurmë se aty ka pasur një shkollë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026