Irani ekzekuton dy persona të akuzuar për blasfemi

8 Maj 2023 | 10:20

Irani ka ekzekutuar dy burra që ishin dënuar me vdekje pasi kishin përdorur rrjetet sociale për të promovuar “ateizmin dhe për të ofenduar fetë dhe islamin”.

Njoftimi për ekzekutimin e Yousef Mehrdad dhe Sadrollah Fazeli Zare u bë i ditur më 8 maj përmes ueb-faqes së gjyqësorit, Mizan, dhe në njoftim nuk thuhej se kur këta dy persona u ekzekutuan.

Rastet ndaj Zare dhe Mehradad datojnë që nga viti 2019, kur u ngritën akuzat ndaj tyre. Mehrdad, baba i tre fëmijëve të vegjël, ishte akuzuar për blasfemi online, por edhe për djegien e Kuranit. Zare raportohet se ka pranuar se ka ofenduar profetin dhe islamin.

Ata janë ekzekutuar përmes varjes. Ekzekutimi i këtyre dy personave është shtuar në listën e dënimeve kapitale që Irani ka shqiptuar gjatë dy javëve të fundit, pasi në këtë shtet një person është ekzekutuar çdo gjashtë orë në dy javët e fundit, ka thënë organizata Iran Human Rights, me seli në Norvegji.

Më 6 maj, një disident suedezo-iranian, që u zhduk nga një aeroport turk dy vjet më parë, u bë e ditur se gjendej në paraburgim në Iran. Ai u ekzekutua nga autoritetet nën akuza për terrorizëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026