Oketa: Më 25 prill rezultati do të jetë i thellë, Rama s’do e manipulojë dot

2 Dhjetor 2020 | 19:51

Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Gazmend Oketa duke komentuar raportin paraprak të Komisionit të Venecias mbi ndryshimet e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor thotë se, “topi është në fushën e Ramës” dhe duhet të tërhiqet nga tentativa për të ndryshuar rregullat e lojës për zgjedhjet e ardhshme.

“Këtë herë topi është në fushën e z. Rama dhe i takon z. Rama të heqë dorë nga interesat dhe kalkulimet e ngushta politike të tijat personale dhe të atij grupimi të vogël të ashtuquajtur ‘Rilindje’, por të vendosë në plan të parë interesat e të gjithë shqiptarëve”, deklaroi z. Oketa.

Ai shtoi se do të pritet opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias si dhe më pas do të merret mendimi i ekspertëve dhe juristëve nëse ka ende kohë për të bërë ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor.

Z. Oketa duke folur për taktikën që opozita do të përdorë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare theksoi se “emëruesi i përbashkët është mundësimi i rrotacionit politik më 25 prill”. Sipas tij procesi ardhshëm zgjedhor do të mbyllë dhe karrierën politike të kryeministrit aktual dhe pavarësisht cdo përpjekje të tij për të manipuluar rezultatin diferenca do të jetë e thellë dhe nuk do t’ia arrijë.

“Vota më 25 prill do të jetë në favor të opozitës jo vetëm se ka një frymë  anti-Rama, por gjykoj se do të jetë një votë pro opozitës. Z. Rama gjykoj se po shkon drejt mbylljes së ciklit politik, tashmë edhe batutat nuk i ngjisin më, pavarësisht se shtyu 8 vite në qeverisje me shaka dhe pa prodhuar asgjë për qytetarët shqiptar.

Por, më shumë se sa kjo besoj se do të jetë një votë pro opozitës. Do të jetë një votë që do t’i tejkalojë numrat e opozitës së bashkuar pasi edhe ajo pjesa gri do të votojë pro opozitës.  Kjo do të bëjë të mundur që pavarësisht përpjekjeve të Ramës për manipulime, ndryshimi I rezultatit  do të jetë e pamundur pasi diferenca në vota do të jetë e përmasave të tilla që përmbysja do të ishte e pamundur.

Ndiqni intervistën e plotë:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021