Rritet numri i vdekjeve në Gjermani, Merkel shtyn kufizimet deri në janar
2 Dhjetor 2020 |
21:26
Ndërkohë, Gjermania do të zgjasë masat kufizuese për të frenuar valën e dytë të COVID-19 deri në janar. Lajmin e bëri të ditur mbrëmjen e së mërkurës vetë kancelarja Angela Merkel, pas një seance bisedimesh me krerët e landeve gjermane.
Masat, që duhet të skadonin më 20 dhjetor, përfshijnë mbajtjen mbyllur të restoranteve dhe hoteleve, si dhe kufizimin deri në 5 persona të grumbullimeve. Merkel tha se kufizimet në fjalë do të zgjaten deri më 10 janar, pasi nuk kanë dhënë rezultatet e pritura.
“Në parim gjërat do të mbeten ashtu siç janë”, deklaroi Merkel. Ndërsa numri i infeksioneve ditore ka nisur të bjerë, Gjermania raportoi të mërkurën numrin më të lartë të vdekjeve në një ditë të vetme, plot 487 njësi.
Lajme të Sugjeruara
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit...
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në