”Jepi fund shfaqjes”, zyrtarët republikanë, mesazh Trump: E ke humbur Xhorxhian

3 Dhjetor 2020 | 07:38

Teksa autoritetet elektorale në Xhorxhia konfirmuan se rinumërimi i dytë i votave në këtë shtet i dha sërish fitoren kandidatit demokrat Joe Biden, një nga zyrtarët më të lartë zgjedhor i bëri thirrje presidentit Trump që t’u thotë mbështetësve të tij se ai humbi në një garë të ndershme, në mënyrë që të shmanget dhuna.

“Zoti president, ju e keni humbur shtetin e Xhorxhias. Ne po hetojmë gjithsesi, sepse ka gjithmonë një shans dhe është e drejta juaj t’u drejtoheni gjykatave por mesa duket ju nuk keni aftësinë të bëni atë që duhet, të reshtni së nxituri njerëzit të kryejnë akte dhune,” – u shpreh Gabriel Sterling, zyrtar republikan për menaxhimin e sistemit të votimit.

Ai theksoi gjithashtu se kjo situatë duhet të marrë fund.

Sterling denoncoi kërcënimet që u janë bërë autoriteteve elektorale të shtetit të tij dhe familjarëve të tyre, disa prej të cilëve janë marrë në mbrojtje nga policia.

Autoritetet në shtetin e Xhorxhias i kanë hedhur poshtë duke i cilësuar si false deklaratat për shkelje të kryera gjatë zgjedhjeve të 3 nëntorit. Ato kanë nënvizuar se hetime të shumta nuk kanë gjetur prova për pretendimet e presidentit Trump.

Gjithashtu, konstatimet e tyre janë në të njëjtën linjë me komentet e bëra nga prokurori i përgjithshëm William Barr, se Departamenti i Drejtësisë nuk kishte gjetur prova për manipulime në masë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026