690 gjoba për mosvënie të maskës, nga 5 mln lekë 2 dibranëve se organizuan manifestim të paligjshëm

3 Dhjetor 2020 | 15:03

Policia ka gjobitur me nga 3 mijë lekë 690 qytetarë që u konstatuan pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, u ndëshkuan me nga 5.000.000 lekë, 2 shtetas që organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm.

Masë administrative prej 1.000.000 lekësh është vendosur edhe për administratorin e një subjekti që u konstatua duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

“Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. 

Në Dibër janë ndëshkuar me nga 5.000.000 lekë secili, 2 shtetas, pasi kanë organizuar një tubim në kundërshtim me masat anti-COVID”, sqaron policia. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026