Manjani: Ligji i ri për policinë i motivuar politikisht, Prokuroria e vetmja shpresë
Parlamenti rrëzoi me 83 vota kundër dhe 9 pro, dekretin e Presidentit Ilir Meta për ligjin Policisë së Shtetit. Mazhoranca e konsideroi kthimin e ligjit nga kreu i shtetit si vendim politik.
Në 24 nëntor, Presidenti Meta e ktheu për rishqyrtimi në Kuvend ligjin për policinë, me argumentin se krijon një paqartësi të veprimtarisë së Policisë së Shtetit përgjatë proceseve zgjedhore.
Por ndërkohë shqetësimi i juristëve shkon edhe më tej. Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë thotë se me ligjin e ri policia tejkalon kompetencat e saj duke marrë atribute të prokurorisë.
“Policia ka krijuar idenë që kryen dhe procedura hetimore por polici kryen veprime hetimore vetëm nën drejtimin e prokurorit. Edhe OFL në vetvete është një tejkalim. Juridikisht Shqipëria është në kaos ligjor”, tha z. Manjani.
Ai shtoi se përgjimi është ndërhyrje në jetën private sado kriminel të jetë personi në hetim dhe se një akt i tillë bëhet vetëm me lejen e prokurorit.
“Ka dy përgjime; hetim procedural që urdhëron gjykata dhe përgjim parandalues kur një person vendoset në mbikëqyrje elektronike por gjithmonë vihet në dijeni prokurori, pasi ai është garancia. Autorizimi duhet të jetë për çdo individ dhe jo për procesin siç po kërkohet të bëhet. Vendimi duhet rast pas rasti dhe jo në parim”, theksoi ish-ministri.
Sipas z. Manjani një ligj i tillë krijon mundësi shumë të rëndë për të ndërhyrë në jetën private të njerëzve pa garanci procedurale. Ai e cilëson të motivuar politikisht ndryshimin e ligjit për Policinë e Shtetit.
“Nuk kam shpresë te politika edhe sikur të ndryshojë qeveria. E vetmja mundësi është prokurori, që duhet të marrë frenat e ligjit pasi në momentin që i dorëzon e ha dhe prokurori”, përfundoi z. Manjani.
Ndiqni të plotë shpjegimin:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta