COVID-19, Italia dhe Britania dy ndër shtetet që regjistrojnë të tjera rekorde

4 Dhjetor 2020 | 06:47

Evropa ende nuk është në një situatë të qëndrueshme, është ky paralajmërimi që jep OBSH ndërsa Italia dhe Britania janë dy ndër shtetet që regjistrojnë një tjetër rekord. Shteti fqinj në 24 orët e fundit ka raportuar 993 vdekje. Po ashtu janë rritur ndjeshëm edhe rastet e reja, pasi në 24 orë janë infektuar 23,225 persona.

Pavarësisht karantinës dhe masave të marra nga qeveria italiane, numrat kanë vijuar të jenë të lartë.

Italia bllokon me anë të një dekreti të miratuar ditën e enjte lëvizjet mes rajoneve për sezonin e festave të fundvitit, për të penguar shtimin e shifrave të koronavirusit.

Qeveria vendosi të shkurtojë udhëtimet, duke vendosur në karantinë të gjithë ata që hyjnë nga jashtë e duke ndaluar lëvizjet mes rajoneve, duke nisur nga 20 Dhjetori.

Masat synojnë të pengojë veçanërisht italianët që preferojnë skitë, të shkojnë në vendet fqinje si Zvicër apo Austri, pasi qeveria Conte vendosi mbylljen e resorteve deri më 7 Janar.

Britania po ashtu është shteti që raporton më shumë viktima për 100 mijë banorë, në 24 orët e fundit humbën jetën 414 persona.

Rajoni evropian i cili përfshin disa vende aziatike, përbën 40% të rasteve globale, tha Dr Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, duke paralajmëruar se rastet në rritje në Evropën Qendrore dhe Jugore ishin “shqetësuese”.

Në dy javët e fundit Gjeorgjia, Serbia Luksemburgu dhe Kroacia kanë regjistruar numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 për 100 mijë banorë.

Shkalla e incidencës në Serbisë është rritur 121% në këtë periudhë dy-javore, me një total prej 191.356 rastesh të konfirmuara. Serbia ka regjistruar rreth 7,000 raste në ditë.

Kroacia ndërkohë ka regjistruar rreth 139,000 raste COVID-19 dhe po regjistron rreth 3,000 raste të reja pozitive në ditë për një popullsi prej rreth katër milion njerëz.

Baret restorantet do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura deri në 21 dhjetor.

Vendet e tjera në Ballkan dhe në rajonin e Kaukazit gjithashtu po përjetojnë rritje të rasteve.

Nga ana tjetër, vendet e Evropës Perëndimore po shohin përmirësime me shtrimet në spital por ekspertët në OBSH paralajmëruan se COVID “nuk është zhdukur” dhe “nuk do të zhduket”.

Lexoni gjithashtu:

“Vaksina fenomenale”, OBSH: E ardhmja duket më e kthjellët, dozat e para të limituara

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026