Shifra rekord në SHBA, numri i të infektuarve po shkon në 14 milionë, izolohen qytetarët në Los Angeles

4 Dhjetor 2020 | 07:08

Infektime dhe shtrime rekord në spitale janë raportuar në 24 orët e fundit në Shtetet e Bashkuara, me frikën se trendi nuk do të ulet as gjatë periudhës së festave.

Numri i personave të shtruar në spitale kaloi për herë të parë kuotën e 100 mijë rasteve, një shifër kjo që është dyfishuar që nga fillimi i nëntorit.

Rastet e reja u rritën me një shifër rekord prej 195 mijë e 695 njësi, ndërsa vdekjet ishin 2 mijë e 733, shumë pranë një rekordi të ri.

Qyteti i Los Angeles ka reaguar ndaj rritjes së paprecedentë duke urdhëruar banorët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Ndërkohë, Kalifornia, Teksasi dhe Florida, tre shtetet më të populluara të Amerikës, janë mes zonave më të prekura dhe kanë regjistruar secili mbi 1 milion raste.

Në nivel kombëtar, infeksionet po i afrohen shifrës 14 milionë, me mbi 264 mijë vdekje, sipas të dhënave zyrtare.

Shifrat kanë vazhduar të rriten në javët e fundit, me thuajse 1 milion raste infektimi të raportuara çdo javë në nëntor, e barazvlefshme me 99 raste në minutë.

Përballë kësaj situate, autoritetet amerikane kanë paralajmëruar se sistemi shëndetësor i vendit po përballet me një ngarkesë të rëndë këtë dimër. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026