Vazhdon misteri i strukturave metalike, një monolit i tretë shfaqet në Kaliforni
Disa ditë pas zbulimit dhe zhdukjes së menjëhershme të dy strukturave të panjohura prej metali, një tjetër monolit është shfaqur në Kaliforni dhe është zhdukur shumë shpejt në mënyrë misterioze.
Pas postimit të disa fotove në rrjetet sociale, struktura e lartë prej metali tërhoqi vëmendjen e disa personave të ngjiteshin në malin “Pine”, i cili ndodhet mes San Franciskos dhe Los Anxhelosit.
Lapidari metalik, me 3 faqe dhe 3 metra i gjatë ishte i ngjashëm me dy strukturat e mëparshme që u zbuluan në shkretëtirën e Jutah dhe në Rumani. Origjina e tyre mbetet akoma e panjohur.
Por, të enjten, monoliti në Kaliforni u zhduk. Në një postim në Facebook, qyteti i Atascedaro shkruan se monoliti u hoq nga një grup të rinjsh që udhëtuan rreth 5 orë për ta çmontuar.
Një video e postuar në internet tregon një grup djemsh të rinj, të cilët mbanin veshur disa syze për të parë natën, që rrëzuan monolitin duke brohoritur: “Krishti është mbreti”dhe “Amerika e para!” Një burrë gjithashtu dëgjohet teksa thërret përpara kamerës: “Ne nuk duam alienë të paligjshëm në Meksiko”.
Ata e zëvendësuan monolitin me një kryq të madh prej druri, i cili gjithashtu u zhduk në mënyrë misterioze.
Lexoni gjithashtu:
Hakerat sulmojnë pajisjet që përdoren për frigoriferët që ruajnë vaksinat anti-COVID
Mësim hibrid në kohë COVID-i, Gjermani, sukses i pjesshëm në digjitalizimin e leksioneve shkollore
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve