Rimëkëmbja Ekonomike, qeveria e Kosovës pranon kushtet e PDK-së për votimin në kuvend
Votat e nevojshme për votim në Kuvendin e Kosovës të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike u arritën, vetëm pasi u plotësuan katër kërkesat e PDK-së në opozitë, e cila u pajtua t’i japë mbështetje Qeverisë.
Pikat që PDK këmbënguli të përfshihen janë: A) Pakoja për qytetarët, punëtorët dhe bizneset të jetë mbi 400 milion euro. B) Pagesa për punëtorët që kanë humbur punën nga pandemia të jetë 300 euro në muaj.C) Heqja e TVSH për lëndën e parë për të mbështetur sektorin e prodhimit. D)Të bëhet rimbursimi nga shteti i mjeteve prej 10% nga Trusti për qytetarët që i kanë deri në 10 mijë euro kursime.
Njohësit e çështjeve ekonomike, deklarojnë se dy janë të mirat e këtij projektligji.
“Qytetarëve më në fund u është rritur shpresa. Presin që disa bizneseve t’u garantohen kreditë e do t’u ulet TVSH-ja. Pra këto mund të shihen si dy pika të mira të këtij ligji”, tha Zekirja Shabani, njohës i çështjeve ekonomike.
Votimin e projektligjit e mirëpresin edhe gastronomët, duke besuar se do t’u ofrojë përkrahje që bizneset të mbijetojnë.
“Tvsh-ja do të ulej në 8% e kjo do të ishte ndihmesë shumë e madhe dhe do të kemi mundësi që këto deklarimet vjetore që janë pranë ATK, do të ketë diskrecion ministri i Financave deri në dy vite që t’i pezullonte këto forma të deklarimit gjë që do të ishte edhe një mbështetje për bizneset e normalisht do të ndikonte edhe në ekonomi që të formalizohej më tepër”, deklaroi Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës.
Megjithatë, ky projektligj vlerësohet se ka edhe mangësi e padrejtësi.
“Pastaj është ajo pjesa e diskutueshme sa i përket kompensimit ose shfrytëzimit të mjeteve të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për rimëkëmbje ekonomike, diçka që nuk jemi pajtuar prej fillimit sepse nuk mund të paramendohet rimëkëmbja ekonomike me para të kursimeve të qytetarëve”, tha më tej Zekirja Shabani, njohës i çështjeve ekonomike.
Për shkak të pandemisë, vendi ka pësuar rënie ekonomike prej 9%.
“Pandemia ka goditur të gjithë sektorët e zhvillimit ekonomik në vend, ndërtimin, gastronominë, tregtinë si dhe sektorët e tjerë. Andaj të gjithë presin që Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, të ndihmojë sadopak që shumë prej këtyre bizneseve të mos falimentojnë”, raportoi gazetari i Euronews Albania, Jeton Musliu.
Situata ekonomike në Kosovë edhe para pandemisë ishte e rëndë. Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, papunësia në vend është rreth 30%.
Lexoni gjithashtu:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset