Luftime të ashpra në Sudan, paralajmërohet rinisje e bisedimeve
Ushtria e Sudanit dhe Forcat paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë do të rinisin bisedimet të dielën, tha një diplomat i lartë saudit, teksa sulmet ajrore dhe luftimet e ashpra kanë vazhduar gjatë natës në Kartum, pavarësisht një marrëveshjeje për të mbrojtur civilët.
Arabia Saudite ka qenë nikoqire e bisedimeve që synojnë arritjen e një marrëveshjeje të armëpushimit. Ky shtet ka ftuar shefin e ushtrisë saudite, Abdel Fattah al-Burhan, në takimin e Ligës Arabe që do të mbahet në Xheda, tha diplomati saudit.
Konflikti nisi muajin e kaluar dhe që atëherë janë vrarë qindra persona, mbi 200.000 të tjerë janë larguar në shtetet fqinje dhe 700.000 persona janë zhvendosur brenda vendit.
Që nga grusht shteti i vitit 2021, Sudani është udhëhequr nga këshilli i gjeneralëve në krye me dy ushtarakët që aktualisht po luftojnë: gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, që është kreu i forcave të armatosura dhe presidenti i shtetit, dhe zëvendësi i tij, gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, që udhëheq Forcat e Mbështetjes së Shpejtë.
Dy gjeneralët kanë mospajtime lidhur me mënyrën se si shteti do të shkojë drejt sundimit civil.
Mosmarrëveshjet kryesore në planin për trazicion kanë të bëjnë me përfshirjen e 100.000 anëtarëve të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë në ushtrinë e rregullt, dhe se kush do të udhëheqë ushtrinë e re.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta