Flirti që i kushtoi martesën kryeministres së Finlandës
Kryeministrja Sanna Marin, e cila e futi Finlandën në NATO, njoftoi pak ditë më parë se po divorcohej nga bashkëshorti i saj, me të cilin ishte në lidhje prej 19 vjetësh.
Ata janë prindër të një vajze 5-vjeçare. Dyshja kurorëzuan lidhjen e tyre në vitin 2020. Ndërkohë, “Daily Mail” ka publikuar së fundmi foto të ish-bashkëshortit të saj me një vajzë misterioze disa javë para ndarjes.
Media britanike shkruan se 37-vjeçari ka flirtuar dhe kërcyer me një vajzë, e cila dyshohet të jetë indiane. Edhe mediat në Finlandë kanë shkruar se Räikkönen, në gjendje të dehur, ka tentuar disa herë ta puthte vajzën teksa qëndruan në lokalin e natës në Helsinki.
Sanna Marin humbi zgjedhjet muajin e kaluar dhe do të lërë postin e kryeministres së Finlandës. 37-vjeçarja u përfshi në një sërë skandalesh gjatë vitit të kaluar. Në gusht, Sanna Marin u filmua teksa kërcente në një lokal nate me një këngëtar finlandez.
Në atë kohë, u fol se ata kishin një lidhje, por këto pretendime u hodhën poshtë nga kryeministrja në mënyrë kategorike.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta