Kolaudimi i automjeteve njëherë në dy vjet kërkon ndryshimin e Kodit Rrugor
Në vitin 2019 zyrtarisht në Shqipëri qarkulluan 626 mijë automjete. Burime zyrtare nga kompania koncesionare SGS i thanë Euronews Albania se mbi 160 mijë automjete nuk kaluan kontrollin e parë teknik duke u rikthyer për ri-kontroll.
E thënë ndryshe 25% e numrit total të flotës së automjeteve ose ¼ e tyre “ngelën”. Ndërkohë me përfundimin e koncesionit, i cilësuar absurd nga qeveria aktuale, ky shërbim do t’i kthehet shtetit duke filluar nga janari.
Teknikalitetet ende nuk janë bërë me dije, por kalimi i kolaudimit për mjetet e përdorura një herë në dy vjet bie ndesh me Kodin Rrugor.
Zyrtarë të policisë rrugore thanë për Euronews Albania se për këtë duhet ndërhyrë në ndryshimin e kodit ndërsa ekspertët e sigurisë rrugore janë të ndarë në mendime sa i takon periudhës së kontrollit një herë në dy vjet.
Për disa kjo është një praktikë e njohur në shumicën e vendeve europiane ku dëshiron të aderojë edhe Shqipëria, ndërsa të tjerë e shikojnë me skepticizëm për shkak të flotës së vjetër të automjeteve në Shqipëri dhe mungesës së kulturës nga ana e drejtuesve të automjeteve për t’i mirëmbajtur ato.
Ndërkohë, qeveria ka lajmëruar se tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë se kontrollit teknik do të zgjatet.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta