Turqia drejt balotazhit, të dy rivalët në zgjedhje pretendojnë fitoren
Turqia dukej se po shkonte drejt një balotazhi të zgjedhjeve presidenciale me partitë e Tayyip Erdogan dhe rivalit të opozitës Kemal Kilicdaroglu që pretendojnë secila kryesimin, por burime në të dy kampet pranojnë se mund të mos e kalojnë pragun e 50% për të fituar plotësisht.
Rezultatet e hershme të së dielës e vendosën Erdoganin në avantazh, por ndërsa numërimi vazhdoi, avantazhi i tij u ul siç pritej.
Një balotazh më 28 maj duket i mundshëm, i cili do të vononte një vendim për dy dekadat në pushtet të presidentit, shkruan Reuters.
Sondazhet e opinionit para zgjedhjeve i dhanë Kilicdaroglu, i cili kryeson një aleancë gjashtëpartiake, një epërsi të lehtë dhe dy sondazhe të premten, madje e treguan atë mbi pragun e 50%. Megjithatë shumica kishin sugjeruar një diferencë të ngushtë.
Erdogan tha të dielën se nxitimi për të shpallur rezultatet e zgjedhjeve ndërkohë që numërimi vazhdon do të thotë vjedhje e vullnetit të njerëzve, ndërsa Kilicdaroglu paralajmëroi autoritetet zgjedhore të regjistrojnë të gjitha rezultatet mbarëkombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset