Ndryshimi i adresave, Çakaj: Nuk janë pyetur qytetarët. Stavro: Nuk kemi ndryshuar QV-të
Zhvendosja e adresave të qytetarëve ka shkaktuar debate në mbledhjen e Komisionit Rregullator. Anëtari i këtij komisioni, Muharrem Çakaj, ngriti shqetësimin për lëvizjen e disa familjarëve nga kryeqyteti, në Vlorë dhe Sarandë.
“Në certifikatën familjare janë të gjithë në Tiranë, ndërkohë që nusen ia kanë çuar në Vlorë dhe djalin ia kanë çuar në Sarandë. Të lutem, a keni një sqarim ju, dhe ju garantoj se nuk ka kërkesë nga këto shtetas për të ndryshuar apo përzgjedhur vendbanimin”, tha ai.
Në përgjigje të Çakajt, Përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, Vangjush Stravro u shpreh se regjistrimet janë kryer mbi bazën e deklarimeve të qytetarëve, ndërsa mohoi të jetë ndryshuar qendra e votimit.
“Me deklaratë që kanë dhënë shtetasit kemi aftësuar adresuat e tyre, ne nuk kemi ndryshuar as qëndrina e votimit, as zyrën e gjendje civile dhe as kodin e banesës”, shtoi ai.
Teksa na ndajnë 5 muaj nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare, edhe anëtarë të tjerë të komisionit rregullator ngritën shqetësimin e zhvendosjes së adresave të qytetarëve.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta