Situata nga COVID-19, Turqia në shtetrrethim gjatë fundjavës, në Kaliforni 27 milionë banorë nën izolim
Situata nga COVID-19 vijon të mbetet shqetësuese në të gjithë botën, sipas të dhënave nga universiteti amerikan John Hopkins raportohet për mbi 66 milionë të infektuar ndërsa numri i viktimave arriti në mbi një milionë e 500 mijë.
Italia raportoi mbi 21,000 raste të diagnostikuara dhe 662 vdekje në 24 orët e fundit.
Në total në shtetin fqinj rastet me COVID-19 kanë tejkaluar 170,000 me gati 60,000 vdekje.
Nga e diela është vendosur të lehtësohen disa masa kufizuese ndonëse janë të ndaluara lëvizjet midis rajoneve. Tani vetëm rajoni i Abruzzos është shënuar si zonë me rrezik të lartë.
Lehtësimi i masave kufizuese në Britani të madhe ka shkaktuar një vërshim të qytetarëve në rrugë të cilët duken të etur për të shpenzuar ndoshta të ndikuar edhe nga festat e fundvitit.
Gjatë ditës së shtunë Franca regjistroi 12,923 raste të reja COVID-19 të dhe 216 viktima. Të dhënat nga autoritetet shëndetësore të vendit tregojnë se numri i shtrimeve në spital dhe rastet e rënda ishin më pak se një ditë më parë.
Turqia raportoi 31,896 raste të reja COVID-19. Ajo ka ndërmarrë një seri masash të reja, duke përfshirë bllokimin e plotë gjatë fundjavës. Lockdoën hyn në orën 21 të së premtes dhe përfundon në orën 5 të mëngjesit të së hënës ndërsa bllokimi gjatë natës në cdo ditë të javës do të vendoset nga ora 21:00 deri në 05:00.
Shtetet e Bashkuara mbeten më te goditurat nga pandemia në botë. Sipas të dhënave nga univeristeti John Hopkins vdekjet nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara këtë të shtunë kaluan në 280,000 .
Shteti i Kalifornisë raportoi mbi 25,000 raste të reja cka ka detyruar autoritetet të vendosin në izolim 27 milionë banorët masë që d të zgjas të paktën tre javë.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni