Kuadri negociues, Shqipëria dhe RMV jashtë agjendës së mbledhjes së ambasadorëve
Sot ne orën 7.30 do te mblidhen sërish ambasadoret e vendeve anëtare të BE-së.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë korrespondenti i Euronews Albania ne Bruksel, Ernest Bunguri tregoi se që nga e mërkura e kaluar kur mbledhja u shty nuk ka pasur dakordësi nga vendet anëtare as për konkluzionet e as për kuadrin negociues si për Shqipërinë ashtu dhe për RMV-në.
“Është Bullgaria ajo që bllokon të dy këto dokumente të Maqedonisë së Veriut, nuk është e kënaqur me tekstin e fundit të formuluar nga presidenca gjermane të cilin Euronews Albania e disponon,” – tha gazetari Bunguri teksa shtoi se për pjesën e Shqipërisë nuk ka ndryshuar asgjë.
Vendet që mbështesin Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut kanë preferuar që gjërat më mirë të shtyhen për presidencën tjetër duke qenë se për momentin kemi të bëjmë me një bllokim.
Sipas Bungurit jemi duke u drejtuar për herë të parë në historinë e Bashkimit Europian në një moment pa përfundime fare për vendet e zgjerimit.
E vetmja shpresë ngelet takimi i të mërkurës mes ambasadorëve por sidoqoftë gazetari u shpreh aspak pozitiv për gjetjen e një zgjidhje deri atë ditë.
“Nuk ka shanse që një gjë e tillë të ndodhë përderisa nuk ndodhi deri sot, nuk ka më kohë, gjithçka përfundon me këtë samit, në fund të kësaj jave. Kështu që çdo gjë pritet të shtyhet tashmë për presidencën portugeze që fillon në janar,” – tha Ernest Bunguri.
Takim i parë i ambasadorëve me presidencën e re do të mbahet në datë 8 janar dhe nuk dihet nëse do të merret me këtë çështje apo jo.
Sa i përket Portugalisë, gazetari tregoi se është një vend që e ka mbështetur gjithmonë procesin e zgjerimit por sidoqoftë në momentin që është në presidencën e BE-së i takon të mbajë një profil neutral njësoj siç bëri dhe Gjermania.
Ernest Bunguri përfundoi fjalën e tij duke treguar gjithashtu se janë një sërë dosjesh ende të hapura që presin zgjidhje dhe duke shtuar rëndesën e shkaktuar nga pandemia, Bashkimi Europian po kalon një krizë për të cilën po punohet aktualisht.
Lexoni gjithashtu:
Negociatat për Shqipërinë, shtyhet për të hënën mbledhja e Këshillit të Ambasadorëve të BE
Miratimi i kuadrit negociues, presidenca gjermane qartëson tekstin për Shqipërinë
Ekskluzive: BE miraton konkluzionet, konferenca e anëtarësimit shtyhet për në mars
Ekskluzive: Kuadri negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Ku ndahet Holanda dhe Komisioni Europian për progresin e Shqipërisë drejt BE
Ekskluzive/ Holanda e vendosur tek progresi i kërkuar, Shqipëria në ditë vendimtare për ta bindur
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset