Pandemia ndryshon traditën e Shën Nikollës në Republikën Çeke

7 Dhjetor 2020 | 06:51

Në Republikën Çeke virusi nuk i ndali kremtimet e ditës së Shën NIkollës. Një udhëtim përmes shfaqjes së dritës dhe spektaklit mundësoi që të rinjtë dhe familjet e tyre të shijojnë shfaqjen nga makinave të tyre.

Pandemia e coronavirusit e ka bërë të vështirë jetën për shumë njerëz në Republikën Çeke, duke ndryshuar edhe traditat e përvitshme.

Çdo vit më 5 dhjetor, Shën Nikolla mund të shihet në rrugët anembanë vendit përkrah një engjëlli me krahë me një kostum të bardhë dhe një djalli me maskë të zezë që mban një zinxhir metali të quajtur Mikulas.

Ata vijnë për të vizituar fëmijët në shtëpitë e tyre për tu dhënë ëmbëlsira, me kusht që të sillen mirë. Nëse nuk e bëjnë këtë, djalli kërcënon t’i fusë në thesin e tij për t’i çuar direkt në ferr.

Por ministri çek i Shëndetësisë ka këmbëngulur që treshja tradicionale të ndjekë masat e qeverisë për kontrollin e viruseve ashtu si të gjithë të tjerët, që do të thotë të mbash maska fytyre dhe të praktikosh distancimin social. Kështu, kompania e cirkut “La Putyka” në Pragë doli me një version të sigurt të historisë, nën rregullat e reja të COVID-19.

Trupa zhvilloi një performancë duke treguar parajsën dhe ferrin në ajër të hapur. Shën Nikolla ishte një peshkop i krishterë grek i cili jetoi mes shekujve 3 dhe 4. I njohur për mirësinë dhe bujarinë e tij, thuhet se ai ka frymëzuar legjendën e Santa Claus.

 

Lexoni gjithashtu:

Ashpërsohen kufizimet në Gjermani, rajoni i Bavarisë në izolim total deri më 5 janar

Protesta në Moldavi kundër projektligjit të kalimit të pushtetit tek parlamenti

Situata nga COVID-19, Turqia në shtetrrethim gjatë fundjavës, në Kaliforni 27 milionë banorë nën izolim

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit...
13:34 | 04/06/2026