Parashikimi i motit, Hakil Osmani: Reshje shiu të vazhdueshme, priten kthjellime
Si çdo të hënë në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb tregoi se si do të jetë moti në vend dhe rajon përgjatë javës.
Ai tregoi se priten kthjellime të kushteve të motit ndërkohë që reshje shiu do të kemi të mërkurën, të enjten dhe të premten.
Më të dukshme këto reshje do të jenë gjatë ditës së mërkurë ndërsa ditët e tjera mbeten me alternime kthjellimesh.
“Kryesisht në zonat perëndimore dhe jugperëndimore reshjet do të jenë më të dukshme në vendin tonë,” – u shpreh Osmani.
Sa i përket vlerave termike meteorologu tha se sot në zonat malore, vlera minimale ka qenë 1 gradë, ndërkohë që vlera maksimale nuk pritet të kapë më shumë se 14-15 gradë.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut mbeten me mot të paqëndrueshëm, vranësira dhe reshje të pakta shiu deri ditën e martë dhe më pas nga e mërkura e në vijim pritet një përmirësim i kushteve atmosferike.
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset