Krishtlindje ndryshe në Itali, nuk do të zhvillohen mesha në kishat e vendit

7 Dhjetor 2020 | 07:52

Në Bazilikën e Shën Marisë në Romë, famulltari Marko Njavi po përgatitet për Krishtlindjet më të veçanta të dekadave të fundit. Mesha e mesnatës në vigjilje të Krishtlindjes nuk do të mbahet në shtetin fqinj, dhe kishat nuk do të kenë të hapura dyert e tyre për besimtarët për shkak të masave kufizuese kundër Covid-19.

Kisha e Shën Mërisë konsiderohet një nga kishat më të vjetra në Romë, e cila daton në shekullin e 4 pas Lindjes së Krishtit, por Krishtlindja në kohë pandemie do të bëjë që kjo kishë të mos presë besimtarë, ashtu siç ka bërë në 16 shekujt e fundit.

Numri i lartë i viktimave në Itali dhe rritja e të shtruarve në spitale kanë bërë që autoritetet të ndalojnë grumbullimet masive për festën e Krishtlindjeve.

Me rregullat e reja, Nata e Krishtlindjes do të përfundojnë në 20:30 të mbrëmjes, në mënyrë që besimtarët të rikthehen në banesat e tyre përpara ndalim-qarkullimit të orës 22:00.

Për famulltarin Gnavi, Krishtlindja pa mesnatën do të jenë një ndryshim i madh por gjithashtu edhe një mundësi për besimtarët.

“Kjo krishtlindje është pjesë e një periudhe që po kërcënohet nga coronavirusi, por gjithashtu është e hapur ndaj mundësive të reja për solidaritet dhe mbështetje emocionale.

Ne nuk duhet të mendojmë vetëm për njerëzit që i është lejuar një darkë Krishtlindjeje, por edhe për atyre që i është lejuar jeta e plotë.

Mendoj se kjo Krishtlindje më e mbarë dhe për këtë arsye do të na çojë në rizbulimin e vlerave më të thella”, u shpreh  Marko Gnavi, famulltar në bazilikën e Shën Mërisë.

Në Itali nuk lejohet lëvizja ndërmjet rajoneve dhe qyteteve te ndryshme gjate festave të fundvitit, përveç atyre rasteve ku familjaret duhet t’i vijnë në ndihmë personave në nevojë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026