Situata e COVID-19 në Evropë, disa shtete vuajnë prirjen rritëse ndërsa vaksina jep shpresë në Britani

7 Dhjetor 2020 | 08:36

Vaksina mbërriti tashmë në Britani të Madhe. Qendra Universitare Croydon pranë Londrës u bë një nga të parët vende që mori një pako të vaksinës së prodhuar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech.

Britania e Madhe do të fillojë programin e saj të vaksinimit masiv të Martën. Qendrat e kujdesit të të moshuarve dhe punonjësit socialë  do të jenë të parët për t’u vaksinuar, të ndjekur nga personat e moshës 80 vjeç e lart dhe personeli i vijës së parë të shëndetit e kujdesit intesiv.

“Vaksinat  janë ruajtur në frigorifer -70 dhe do të nxirren kur të jetë e përshtatshme. Spitali po vijon kontrollet përfundimtare për të qenë në gjendje të zbatojë programin e vaksinimit për grupet me përparësi të lartë dhe ne do të vijojmë vaksinimin  kur është e përshtatshme”, u shpreh Louise Coughlan, farmaciste.

Vaksina nuk mund të vijë aq shpejt, ndërsa Evropa vazhdon të luftojë me valën e dytë të pandemisë. Shkalla e infeksionit dhe numri i vdekjeve çdo ditë thyejnë rekorde. Në Itali numri i vdekjeve ka kaluar 60,000 duke e bërë shtetin fqinj vendin e gjashtë në botë më të prekur nga COVID 19.

Pavarësisht nga sezoni festiv, shteti bavarez i Gjermanisë po zbaton më shumë kufizime.

“Fakti mbetet që shifrat janë thjesht shumë të larta. Shifrat duhet të bien në mënyrë që të mos mbingarkohet sistemi shëndetësor, sepse përbën tashmë  një kërcënim.

Shumë shtretër në spitalet në Bavari janë të mbushura. Ne tashmë po konsiderojmë se mbingarkesa do të vijojë dhe duhen marrë masa, për shembull në Nuremberg kjo do të zbatohet duke filluar që nesër.

Pra, kemi një mbingarkesë të sistemit shëndetësor”, tha Markus Soeder, Guvernatori i shtetit të Bavarisë.

Bavaria aktualisht po raporton rreth 175 raste të reja për 100,000 banorë.

Më e lartë se mesatarja kombëtare e Gjermanisë. Kufizimet e reja përfshijnë një shtetrrethim dhe një urdhër qëndrimi në shtëpi përjashtohen daljet e nevojshme.

Ndërsa, në Republikën Çeke virusi nuk ndali kremtimet tradicionale të Shën NIkollës.

Një udhëtim përmes shfaqjes së dritës dhe spektaklit mundësoi që të rinjtë dhe familjet e tyre të shijojnë shfaqjen nga makinave të tyre.

Pandemia e koronavirusit e ka bërë të vështirë jetën për shumë njerëz në Republikën Çeke, duke ndryshuar edhe traditat

Çdo vit më 5 dhjetor, Shën Nikolla mund të shihet në rrugët anembanë vendit përkrah një engjëlli me krahë me një kostum të bardhë dhe një djalli me maskë të zezë që mban një zinxhir metali të quajtur Mikulas. Ata vijnë për të vizituar fëmijët në shtëpitë e tyre për tu dhënë  me ëmbëlsira, me kusht që të sillen mirë.

Nëse nuk e bëjnë këtë, djalli kërcënon t’i fusë në thesin e tij dhe t’i çojë direkt në ferr, përveç nëse engjëlli ndërhyn.

Por, ministri çek i Shëndetësisë ka këmbëngulur që treshja tradicionale të ndjekë masat e qeverisë për kontrollin e viruseve ashtu si të gjithë të tjerët, që do të thotë të mbash maska fytyre dhe të praktikosh distancimin.

Kështu që kompania e cirkut La Putyka në Pragë doli me një version të sigurt të COVID të historisë.

Trupa zhvilloi ngriti një performancë duke treguar parajsën dhe ferrin në ajër të hapur, me familjet në makina që preknin  ngadalë djajtë duke kërcyer, engjëjt fluturonin dhe Shën Nikolla tundnin. Shën Nikolla ishte një peshkop i krishterë grek i cili jetoi në kapërcyell të shekujve 3 dhe 4. I njohur për mirësinë dhe bujarinë e tij, thuhet se ai ka frymëzuar legjendën e Santa Claus.

 

Lexoni gjithashtu:

Britania gati vaksinimin, shifra rekord viktimash në Itali

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026