A do të jetë vaksina e detyrueshme në vendet e Bashkimit Europian?

7 Dhjetor 2020 | 14:21

Vetëm një e treta e francezëve kanë thënë se do të vaksinohen kundër COVID-19, sipas një sondazhi të Euronews kryer gjatë tetorit. 63 për qind e britanikëve kanë pohuar se do të vaksinohen, si dhe 57 për qind e gjermanëve dhe 55 për qind e italianëve.

Nga ana tjetër, 40 për qind e spanjollëve kanë thënë se “nuk do të preferonin të vaksinoheshin me asnjë prej vaksinave të miratuara”, sipas një tjetër sondazhi nga Qendra për Hulumtime Shoqërore në Spanjë.

Këto rezultate sjellin një dilemë të re për qeverinë: duke qenë se efikasiteti i vaksinës arrihet nëse një përqindje e madhe e popullit e merr atë, çfarë ndodh nëse një numër i madh i popullsisë refuzon?

A ka mënyra për të detyruar qytetarët që të vaksinohen?

Miquel Morales Sabalete, partner i një firmë ligjore që trajtojnë çështje civile, tha për Euronews se ka shumë të ngjarë që kjo të ndodhë në Spanjë, edhe pse trajtimi mjekësor i detyrueshëm mund të cenojë të drejtat themelore të Kushtetutës së vendit. Por nëse autoritet mjekësore thonë se pandemia e justifikon këtë “atëherë nuk do të kishte pengesa ligjore për nisjen e një fushate vaksinimi”.

Italia ende nuk ka vendosur nëse do ta bëj vaksinimin të detyrueshëm me ligj. “Nuk ka direktiva që ta bëjmë vaksinën të detyrueshme, por mbetet e rekomandueshme”, ka thënë kryeministri Giuseppe Conte.

Në Francë, presidenti Emmanuel Macron ka qenë i vendosur kundër bërjes së vaksinës të detyrueshme.

“Imunizimi duhet të bëhet në një mënyrë të qartë dhe transparenti duke ndarë të gjitha informacionet hap pas hapi – çfarë dimë e çfarë nuk dimë. Gjithashtu, dua të jem i qartë. Vaksina nuk do të jetë e detyrueshme”.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, shtë shprehur se “Asnjë nuk do të jetë i detyruar që të bëjë vaksinën, do të jetë një zgjedhje vullnetare. ”

Kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë edhe pse “do të inkurajonte popullin” të vaksinohej, “ajo nuk do të jetë e detyrueshme. Kjo nuk është mënyra sesi i bëjmë gjërat në vendin tonë”.

 

Lexoni gjithashtu

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit...
13:34 | 04/06/2026