Pasqyra e dezinformimit në Kosovë, PE: Ndikim nga faktorët e jashtëm, dezinformimi serb luan rol parësor
Pasqyra e dezinformimit mediatik në Kosovë ka natyrë ndërkombëtare. Kjo për rezultat të statusit të kontestuar të shtetit të Kosovës. Mungesa e normalizimit me Serbinë nuk është vetëm çështje strategjike mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe e Moskës dhe Uashingtonit. Për këtë politika e jashtme dominon lajmet në një masë të gjerë në Kosovë.
Një rol të rëndësishëm në këtë raport i jepet shantazhit që Richard Grenell, i dërguari special i Presidentit Trump për çështjen Serbi-Kosovë, i bëri qeverisë Kurti në lidhje me marrëveshjen me Serbinë.
Ai kërcënoi se SHBA do të tërheqë trupat e saj nga Kosova dhe më pas e përdori këtë si një negociatë me aleatët e qeverisë Kurti, duke shkaktuar rrëzimin e tij. Kjo lëvizje u denoncua nga europianët. Pra kjo taktikë e një të huaji u pa si një shembull se si u shpik një kërcënim fiktiv që shkaktoi ndryshimin e qeverisë.
Nga ana tjetër, shpesh media kosovare merr deklarata të bëra gjetkë, shpesh nga politikanë serbë dhe ia prezanton lexuesve si qëndrime zyrtare kundër Kosovës. Këto përfshijnë artikujt e prillit 2020 ku ‘Sputnik Serbia’ raportoi në mënyrë të gënjeshtërt se Kosova u shkëput nga rrjeti energjetik i Serbisë apo deklarata të tjera të bëra nga mediat serbe ku thuhej se Kosova është përgjegjësi e Serbisë.
Artikuj të tjerë janë ku raportohej se shqiptarët e Kosovës planifikojnë të rrëmbejnë tenistin serb, Novak Djokovic, insinuata se Kosova nuk mund të qeveriset dot pa ndihmën e Serbisë etj.
Lajme të rreme u vunë re edhe për pandeminë ku shkruhej se një kompani kosovare farmaceutike ka zhvilluar kurën kundër covid, apo insinuata për rolin e Bill Gates në pandemi. Në tetor 2019, gjatë zgjedhjeve, Kosova nuk i shpëtoi dot dezinformimit.
Në raport citohet kanali shtetëror kosovar RTK që akuzonte rivalen e Albin Kurtit për kryeministre, Vjosa Osmani se bashkëshorti i saj ishte një agjent rus.Në përfundimet e tij, ky studim shprehet se në Kosovë, dobësia nga dezinformimi nga burime të huaja do të vijojë aq kohë sa sovraniteti të ketë kundërshti.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset