Dezinformimi në Shqipëri, Aleksandër Çipa: Në tre vite janë shtuar 13 media online që financohen nga vende të tjera
Media në Shqipëri, ashtu si në të gjithë rajonin ka rënë pre e dezinformimit dhe lajmeve të rreme. Raporti i kërkuar nga Parlamenti Europian tregon se ndryshe nga tregu në rajon, ku media lufton për mbijetesë duke u ushqyer nga tregu, në Shqipëri, ato kanë gjetur një burim alternativ të ardhurash, duke përshirë përdorimin për përfitim të pronarëve apo klientëve.
Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa në Euronews Albania tha se dezinformimi vjen kryesisht nga mediat online, ndërsa shtoi se në bazë të dhënave që ka unioni, vihet re se në tre vitet e fundit krahas mediave shqiptare, janë shtuar gati 13 media, të cilat financohen nga vendet e tjera.
Ai tha se tipologjia e këtyre mediave shfaqet në formën e seksioneve në gjuhën shqipe të mediave ndërkombëtare. Sipas z. Çipa, financimet në këto media vijnë kryesisht nga Rusia, Turqia, Italia, Irani etj.
“Në mënyrë specifike realitetin e mediave online, problemet e medias online janë më të mëdha se mediat tradicionale në Shqipëri. Mediat online, të cilat mund të vlerësohen për një sqimë profesionale janë ende të pa rëna në sy në tregun e informimit, por megjithatë duhet të pranojmë një fakt, në tre vite se në spektrin e mediave online shqiptare kanë ardhur gati 13 media online nga vendet e tjera, që financohen nga vende të ndryshme, edhe vendet ndërkombëtare. Ato mund të konsiderohen tip seksioni në gjuhën shqipe të mediave ndërkombëtare, ato janë si Rusia, Turqia, Kina, Italia, Irani. Kjo është një gjë që nuk ka rënë në sy.”, tha Çipa.
Analisti Redi Shehu përballë gazetares Ilva Tare tha se raporti i Parlamentit Europian mbi peizazhin mediatik në Shqipëri është i drejtë, por edhe ai thotë se dezinfomimi më shumë vihet re në mediat online. Ai shtoi se mediat tradicionale janë më serioze në krahasim me mediat online, dhe në raportimet e tyre janë më të kujdesshme.
“Po, deri në një farë mase janë të drejta. Kryesisht në mediat online. Për shkak nga historiku ynë i demokracisë i ecjes ngadalë të proceseve digjitale, duke qenë media të reja, duke pasur një kaos në tregun mediatik, ato kanë synuar përballen për vëmendje, mediat përdorin çdo metodologji për t’u bërë dikush në tregu. Kjo çon në kaos të pikëpamjeve dhe të vërtetës. Mediat tradicionale janë më serioze dhe i afrohen standardeve”, tha ai.
Drejtorja ekzekutive e Institutit për Demokraci, Media, dhe Kulturë, Jonila Godole, tha se ka prezencë të shtuar të dezinformimit në Shqipëri dhe për këtë publikoi disa të dhëna, të cilat sipas saj faktojnë shqetësimet e ngritura nga Parlamenti Europian.
Krahas mediave, znj. Godole thotë se ka edhe politikanë të rangjeve të larta, që shpërndajnë lajme të rreme apo siç njihen ndryshe si “Fake News”.
“Kemi arritur të kapim me linqe dhe me argumente 600 lajme të rreme, sidomos në periudhën e pandemisë, edhe raporti ka të drejtë, kur flet për raportimet gjatë pandemisë. Tek këto lajme të rreme, rreth 30% e lajmeve të rreme janë gjeneruar nga politikanë në pozita të larta. Këto deklarata të tyre, mund të kenë qenë statuse në ”Facebook” ose shënime në ”Twitter” dhe janë marrë nga mediat dhe janë përhapur. Një pjesë e tyre vijnë nga politikanë që janë pjesë e qeverisë”, tha Godole.
Analisti Shehu shtoi se pronarët e përdorin median për interesat e tyre kudo në botë, por kjo qasje shtoi ai është më e theksuar në Shqipëri.
“Në përgjithësi interesat ekonomike në media ekzistojnë edhe nëpër botë, por në Shqipëri është më tepër, mediat janë pasqyrë e shoqërisë që ajo aktualizohet. Mediat duhet të përqenderohet tek e vërteta dhe t’i japë audiencës produktet e së vërtetës”, theksoi ai.
Ndiqni intervistën e plotë:
Lexoni gjithashtu:
Raporti i Parlamentit Europian: 4 kërcënimet kryesore për dezinformimin në Ballkanin Perëndimor
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet