Man City leksion Realit, në finale përballen me Interin

18 Maj 2023 | 14:41

Manchester City ka marrë një fitore spektakolare në ndeshjen e kthimit të Uefa Champions League, duke mposhtur Realin 4-0. Në Etihad, vendësit ishin të papërmbajtshëm, madje duke dominuar plotësisht sfidën, me madrilenët që e kishin të pamundur të reagonin. Bernardo Silva ishte lojtari i ndeshjes, ndërkohë gjeti guximin të zhbllokonte rezultatin në minutën e 23 me një gjuajtje të bukur brenda zone.

14 minuta më pas, ishte sërish portugezi që shënoi dhe golin e sigurisë. Një ekip si Reali nuk dorëzohet, por mbrëmja e 17 majit pa një skuadër që kishte konsumuar shumë energji, ndërsa anglezët të cilët zbaviteshin vazhdimisht.

Në pjesën e dytë Akanji e më pas Alvarez hipotekuan triumfin 4-0. Në total, në të dyja përballjet, the cityzens regjistruan fitoren 5-1. Kjo është hera e dytë që Manchester City kualifikohet në finalen e Champions League. Në vitin 2021 ishte Chelsea që e mposhti në finale, ndërsa këtë sezon, pengesa e fundit është Interi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026