Mjeku shqiptar në Londër tregon teknologjinë e prodhimit të vaksinave, Balliu: Janë të sigurta dhe efektive
Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Londra, për Euronews Albania, mjeku Gaz Balliu foli më shumë rreth fushatës së vaksinimit që ka nisur tashmë atje.
Sipas tij fillimi i vaksinimit të popullsisë është dhe fillimi i përfundimit të pandemisë.
“Të parët që do të marrin vaksinën do të jenë të moshuarit mbi 80 vjeç e sidomos rezidentët e shtëpive të kujdesit të të moshuarve dhe personeli në këto shtëpi,” – tha mjeku.
Si fillim janë 800 mijë vaksina dhe pritet që në fund të muajit dhjetor të kenë akses në më shumë se 5 milion vaksina të tjera.
Balliu tregoi se operacioni i ndërmarrë për vaksinimin e popullsisë është krahasuar me një operacion ushtarak, për vetë natyrën e vaksinës që kërkon të ruhet në temperatura të ulëta, nuk mund të lëvizë nga një qendër shëndetësore në tjetrën dhe mbi të gjitha sapo pakoja të hapet duhet përdorur e gjitha në mënyrë të menjëhershme.
Mjeku solli në vëmendje gjithashtu edhe tre vaksinat që janë provuar si efektive deri tani: Pfizer, Moderna dhe Oxford.
“Vaksinat Pfizer dhe Moderna janë vaksina që përdorin një metodë të re me ARN, që nuk është përdorur kurrë më parë në një vaksinë, ama që vetëm më një injektim, trupit i jepet kodi gjenetik i virusit.
Më pas imuniteti jonë e njeh këtë kod gjenetik dhe në bazë të kësaj prodhon një proteinë, prodhohen antitrupat dhe ka një përgjigje imunitare,” – tregoi Balliu.
Diçka e re te vaksinat, ama jo diçka e re si teknologji sepse kryesisht kjo lloj metode është përdorur me vite të tëra në luftën me sëmundjet kanceroze, siç sqaroi dhe mjeku.
Sa i përket skepticizmit për vaksinën ai tha se ajo çfarë qarkullon në rrjete sociale dhe teoritë konspirative janë aq larg realitetit sa as nuk vlejnë të përmenden.
Lexoni gjithashtu:
Fushata e vaksinimit, në Britani nis injektimi i 800.000 dozave të para të vaksinës Pfizer
Skeptikë për vaksinat në Britani, qytetarët dyshime për teori konspirative
A do të jetë vaksina e detyrueshme në vendet e Bashkimit Europian?
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset