Bashkitë në vështirësi, pandemia i kushton 2.2 mld lekë pushtetit vendor
2020-a ka qenë një vit që ka goditur jo vetëm buxhetin e qeverisë qendrore, por edhe ato të qeverisjes lokale.
Të dhënat e raportit 9 mujor të përgatitur nga Projekti Financat Lokale i financuar nga SECO/Qeveria Zvicerane, bën të ditur se në 9 muaj janë realizuar 73% e planit vjeto, në raport me një vit më parë.
Për të njëjtën periudhë të ardhurat në total për bashkitë rezultojnë me një rënie prej 2.2 mld lekësh.
Dukshëm efekti i COVID-19 dhe mbyllja që iu bë ekonomisë, rënia e konsumit si dhe masat e ndërmarra përfshirë kanë ndikuar ndjeshëm në rënien e taksave mbi të gjitha të taksave vendorë që këtë 9 mujor kanë rënë me 14% dhe më pas taksa e pasurisë me rreth 7% krahasuar me një vit më parë.
Të ardhurat kryesore te bashkive janë nga “Taksa e ndikimit në infrastrukturë” dhe “Taksa mbi ndërtesën”.
Në krahun e shpenzimeve bashkitë kanë përmbushur rreth 77% të planit vjetor dhe janë vetëm 2% më pak se sa një vit më parë.
Kjo tregon se pushteti vendor nuk është prekur dhe aq në shpenzimet për programet e tij. Por gjithsesi duket se thuajse 40% të shpenzimeve e kanë zënë ato për paga ndaj personelit kurse investimet zunë 9.4% të totalit .
Një raport ky që është 24% më i ulët se sa 9 mujori i një viti më parë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta