Hoti: Viktimat e dhunës seksuale meritojnë mbështetje të institucioneve
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka shprehur mbështetjen e tij ndaj viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në vend.
Kreu i qeverisë gjatë tryezës mbi procesin dhe sfidat e njohjes së statusit të këtyre viktimave tha se kjo është një plagë e rëndë për gjithë Kosovës, e cila ka mbetur pa u trajtuar plotësisht.
“Plagë e rëndë për të gjithë ne që ka mbetur pa u trajtuar plotësisht. Viktimat e dhunës seksuale meritojnë mbështetje të institucioneve. Ne jemi të përkushtuar për procesin e njohjes dhe verifikimit të statusit të viktimave të dhunës seksuale”, tha ai.
Ndërkohë një çështje tjetër e luftës, ku po kryhen hetime janë edhe të pagjeturit.
Prej më shumë se një jave po vijojnë gërmimet në Kizhevak të Serbisë, për gjetjen e mbetjeve mortore të shqiptarëve të vrarë gjatë kohës së luftës në Kosovë nga serbët.
Dyshohet se në këtë varrezë ndodhen 17 mbetje mortore të shqiptarëve që janë vrarë nga serbët.
Nuk dihen ende ende se nga cila zonë e Kosovës janë shqiptarët, të cilët janë varrosur në Kizhevak.
Lexoni gjithashtu:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq