Masat gjatë festave, kufizime më të ashpra në Itali e Greqi, Franca toleron për festa

8 Dhjetor 2020 | 10:02

Pandemia prej gati një viti ka ndryshuar mënyrën tonë të jetesës e miliona njerëz janë detyruar të izolohen.

Pavarësisht se jemi në prag të festave të fundvitit, periudhës më dinamike të vitit, sërish të gjithë duhet t’u binden autoriteteve.

Në Itali, një nga shtetet më të prekura nga COVID-19, kryeministri Conte ka kërkuar kujdes gjatë Krishtlindjes, të shmangen grumbullimet apo edhe përqafimet.

Shumë rajone italiane janë nën bllokim të pjesshëm dhe është njoftuar ndalimi i udhëtimit midis rajoneve të ndryshme nga 21 dhjetori deri më 6 janar.

Njerëzit nuk do të lejohen të largohen nga qytetet e tyre ditën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Do të ketë përjashtime për punën, arsyet mjekësore ose emergjencat. Po ashtu do të vendoset një shtetrrethim nga ora 22:00 deri në 05:00.

Nuk ka vetëm lajme të këqija. Kryeministri Conte i ka siguruar fëmijët se Babagjyshi do t’i vizitojë patjetër pasi është i përjashtuar nga kufizimet globale të udhëtimit.

Në Greqi deri më 7 janar do të vijojë shtetrrethimi, nuk lejohet udhëtimi mes rajoneve dhe janë lejuar të rihapen vetëm dyqanet sezonalë në mënyrë që të mos kenë humbje të mëdha.

Pas disa javësh në izolim presidenti Macron u shpreh se kufizimet nisin të lehtësohen nga 28 nëntori, por pjesa më e madhe e masave do të vijojë të mbetet në fuqi .

Dyqanet, teatrot, kinematë do të rihapen për Krishtlindje dhe qytetarët do të lejohet të takojnë familjet e tyre. Do të mund të udhëtohet midis rajoneve pa pasur nevojë për autorizim gjithashtu por në 15 dhjetor në vend ka nisur shtetrrethimi nga ora 21:00 deri në orën 7:00 të mëngjesit.

Shtetrrethimi nuk do të jetë i vlefshëm për ditën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Shkollat dhe restorantet nuk do të rihapen të paktën deri në 20 janar ndërsa baret, kafenetë dhe klubet e natës janë mbyllur pa afat.

Në Gjermani, kancelarja Merkel është shprehur se izolimi i lehtë do të vijojë deri në 10 janar, baret restorantet vijojnë të jenë të jenë të mbyllura por do të rihapen dyqanet e shkollat.

Megjithatë, do të ketë një relaksim të përkohshëm të rregullave gjatë periudhës së Krishtlindjes.  

Nga 23 dhjetori në 1 janar do të lejohet të takohen deri në 10 persona megjithëse Merkel u ka bërë thirrje gjermanëve që të mendohen mirë përpara se të takohen në grupe.

Autoritet në secilin shtet kërkojnë që gjatë festave të tregohet kujdes pasi mund të ndikojë në përkeqësimin e situatës.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026