Zbulohet bunkeri i Putinit, publikohen fotot e kështjellës së blinduar në Detin e Zi
Presidenti i Rusisë ka një ndërtesë sekrete në brigjet e Detit të Zi, nga ku ka planifikuar strehimin në rast rreziku.
Media amerikane Busines Isaider ka publikuar foto të kështjellës së blinduar e cila ndodhet në një sipërfaqe prej 8 mijë metrash katror.
Objekti i ndërtuar sipas stilit perandorak ndodhet në zonën Plazhin Gelendzhik, rreth 1500 kilometra larg Moskës. Kështjella është në mes të një pylli prej 170 hektarësh edhe është e pajisur me sisteme moderne monitorimi.
Sipas mediave amerikane, godina që ndodhet afër plazhit ka një sistem tunelesh të veçantë dhe që garantojnë daljen e menjëhershme në det në rast sulmi.
Tunelet janë ndërtuar me beton të veçantë që u rezistojnë goditjeve me armë, si dhe me rezerva oksigjeni. Ekspertët llogarisin se ushqimet dhe oksigjeni në tunele janë të mjaftueshme për të siguruar mbijetesën e presidentit rus dhe stafit të tij për disa javë.
Për kështjellën e Blinduar e Putin është folur disa herë në media, por Kremlini ka mohuar ekzistencën e një strehimi të posaçëm. Analizimi i gjithë godinës tregon se objekti është projektuar si një ndërtesë antibërthamore.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Do të shkatërrojmë çdo kërcënim”, Kim Jong Un i dërgon letër Putinit
- Putin: Kundër nesh ka nisur një luftë e vërtetë
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta