Shpallet fituesi i tenderit, së shpejti nis planifikimi i rikualifikimit urban të pjesës veriore të Unazës së Madhe
Dy vite pas rikualifikimit urban të zonës perëndimore të Unazës së Madhe në Tiranë, shpallja e fituesit të tenderit për projektimin e pjesës veriore i hap rrugë rikualifikimit urban që lidh segmentet nga ish-Sheshi Shqiponja te zgjatimi i “Bulevardit Zogu i Parë”.
Rruga prej rreth 3 kilometrash do të projektohet nga bashkimi i kompanive “Seed Consulting” dhe “Atelier 4”, të cilët u shpallën fitues të tenderit të hapur në muajin gusht nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Tenderi, në të cilin morën pjesë tetë kompani, nuk pati ankesa, ndërsa oferta e dy kompanive që e fituan atë është me vlerë rreth 245 mijë euro (31 milionë lekë). Tashmë ata do të planifikojnë rrugën, punë e cila sipas kontratës do të kërkojë rreth 21 muaj kohë.
Unaza e Madhe, një projekt i ideuar që në fund të viteve 80-të, është ndryshuar disa herë për shkak, kryesisht, të problemeve me shpronësimet, financimet dhe dinamikës së zhvillimit të kryeqytetit.
Aktualisht është plotësuar vetëm pjesa jug-perëndimore. Ana jug-lindore është në ndërtim, ndërsa pjesa perëndimore nisi të rikonceptohej në vitin 2018, sipas një projekti të ri që parashikon zgjerimin e rrugës dhe ndërtimin e disa nënkalimeve dhe mbikalimeve hyrëse-dalëse.
Plotësimi i Unazës së Madhe të Tiranës, i parashikuar edhe në planin e përgjithshëm “Tirana2030” të hartuar në bashkëpunim me arkitektin italian Stefano Boeri, parashikohet të reduktojë ndjeshëm trafikun duke i mundësuar rrugë alternative për qarkullimin në hyrje dhe dalje të kryeqytetit.
Lexoni gjithashtu:
Ministrja Balluku kërkon përfundimin sa më parë të pjesës lindore të Unazës së Madhe të Tiranës
IKMT rinis prishjet ndërtesave në Shkozë për vazhdimin e projektit të unazës
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve