Letra e 24 eurodeputetëve për negociatat, Ernest Bunguri: E vonuar, fatkeqësisht është bllokuar gjithçka
Gazetari i Euronews Albania në Bruksel, Ernest Bunguri u shpreh se 24 eurodeputetët, të cilët kërkojnë fillimin negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë politikanët më të rëndësishëm.
“Nuk janë vetëm 24 eurodeputetë, por janë eurodeputetët me të rëndësishëm të Parlamentit Europian, se të gjithë përfaqësojnë jo vetëm të gjitha grupimet politike, por janë raportuesit apo zv.raportuesit. Është kryetari i Komisionit të Jashtëm, raportuesit për Shqipërinë dhe Maqedoninë të Veriut, janë ata persona që jemi mësuar t’i shohim më shpesh ne media”, u shpreh Bunguri.
Gazetari theksoi se letra e tyre ka ardhur me vonesë dhe nuk beson se do të ketë diskutime për këtë çështje.
“Fatkeqësisht letra e tyre vjen shumë vonë sepse mesa duket edhe eurodeputetët këto kohë kanë qenë shumë të zënë me çështjet e tjera që diskutohen më Bashkimin e Europian.
Sot Këshilli i Çështjeve Europiane që do të duhej me logjikë të merrej edhe me kuadrin negociues me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me përfundimet për zgjerimin, nuk e ka fare në kalendar një gjë të tillë. Ministrat po merren me samitin e fundit fizik”, tha ai.
Sipas Bungurit, Ballkani është lënë mënjanë dhe se tani për tani gjithçka është bllokuar.
“Ballkani është lënë mënjanë. Fatkeqësisht është bllokuar gjithçka. Dihet nga Bullgaria, e cila ka bllokuar përfundimet pasi nuk është e kënaqur me tekstin për Maqedoninë e Veriut.
Por edhe vendet e tjera që janë vende mike të Shqipërisë nuk kanë dashur të ndajnë këto dy vende dhe t’i japin një mesazh të keq Maqedonisë së Veriut.
Këta eurodeputetë i kanë bërë thirrje ministrave europianë që sot ta marrin një vendim të tillë, por kjo ka pas gjasa të ndodhë”, deklaroi gazetari.
Lexoni gjithashtu:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta