Numri i viktimave nga COVID,  Rakacolli: Aktualisht nuk mund të bëhen bilance të tilla

8 Dhjetor 2020 | 12:33

Situata e COVID-19 në vendin tonë aktualisht sipas komitetit teknik të ekspertëve është e qëndrueshme, por në javën e ardhshme do vendoset nëse do të merren apo jo masa të reja kufizuese.

“Gjendja mbetet relativisht e qëndrueshme dhe do na duhet një javë tjetër për të parë a do të vazhdojë kjo qëndrueshmëri dhe në bazë të vlerave që do të kemi këtë javë do të gjykohet nëse do të ngelemi në nivelin e këtyre masave apo do të ketë nevojë për masa të tjera. Është një javë e rëndësishme në vlerësimin epidemiologjik të situatës”, – tha znj. Rakacolli.

Sa i përket lajmit të publikuar në Euronews Albania se raportimet e vdekjeve prej COVID nga Ministria e Shëndetësisë ndryshojnë nga ato të bashkive, Euronews Albania pyeti Komitetin Teknik se përse po ndodh diçka e tillë?

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se aktualisht nuk mund të ketë bilance të sakta.

“Raportohen të gjitha ato raste të cilat strukturat tona shëndetësore i kualifikojnë si raste vdekje nga COVID dhe këtu nuk ka absolutisht as edhe një lloj fshehje. Jemi në mes të një lufte dhe zakonisht bilancet nuk bëhen në mes por në fund”, tha znj. Rakacolli.

Në raportimet e vdekjeve nga COVID mësohet gjithashtu se nuk përfshihen qytetarët të cilët shkojnë për t’u kuruar nga virusi jashtë vendit. Nga ana tjetër, çdo njeri që humb jetën jashtë kufijve të Shqipërisë dhe është me kombësi shqiptare, teorikisht duhet të çregjistrohet nga regjistri i gjendjes civile.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026