Përplasjet për presidentin në Kosovë, gazetari: Ramush Haradinaj është në pozita të favorshme

8 Dhjetor 2020 | 16:05

Partitë politike në Kosovë vijojnë garën ndërmjet tyre për të marrë postin e presidentit, pas zhvillimeve të fundit, ku Hashim Thaçi dha dorëheqja pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale. Kryeministri i Kosovës, Adullah Hoti, tha sot se nëse nuk ka një dakordësi mes palëve politike, vendi duhet të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, lëvizje kjo, e cila aktualisht mbështetet vetëm nga partia e Albin Kurtit.

Gazetari Kushtrim Sadiku tha për Euronews Albania se Kosova po përjeton një situatë të paqartë në lidhje me emrin e presidentit të ri, dhe ky proces sipas tij, pritet të shoqërohet me pikëpyetje të shumta.

“Absolutisht, që është tema kryesore politike e periudhës së fundit kohore dhe kam përshtypjen se do të jetë deri në ezaurimin e hapësirës kohore kur Vjosa Osmani do të jetë ushtruese e detyrës. Subjektet politike janë diametralisht me pozicione të ndryshme për sa i takon mundësisë së zgjedhjeve të presidentit. Haradinaj insiston që ai të jetë president, nga ana tjetër nuk ka një mbështetje të PDK-së, të cilët konsiderojnë që nuk është koha që Haradinaj të vendoset në një post të tillë. LDK kërkon një tryezë diskutimesh, por palët nuk kanë gjetur asnjë formë një gjuhë të përbashkët, i vetmi subjekt politik që është i qartë është Lëvizja Vetëvendosje, që kërkon zgjedhje para zgjedhjes së presidentit, por megjithatë edhe kjo hap hapësira të tjera. Janë shumë pikëpyetje të mëdha, dhe është garë e madhe mes partive”, tha ai.

Duke komentuar konfiguracionin politik, gazetari Sadiku tha se Ramush Haradinaj është në kushte komode dhe ka situatën në dorë. Ai thekson se në këto kushte subjekte politike kanë dy opsione përpara; ose të zgjidhet Haradinaj president ose vendi do shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Pa votat e Haradinaj nuk ka opsion tjetër për zgjedhjen e presidentit, në një pozitë më të favorshme është Haradinaj, i cili mund të mos heqë dorë nga presidenti, dhe mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve. Aktualisht Ramush Haradinaj mbështet vetëm nga AAK, por janë shumë interesa që mund ta çojnë Haradinaj në pozitën e presidentit dhe shkuarja në zgjedhje mund të dobësojë subjektet politike nëse shkojnë në zgjedhje. Partitë kanë dy zgjedhje; ose Haradinaj president ose të shkohet në zgjedhje, dhe kjo e dyta është më e mirë për Kosovën”, tha ai.

Gazetarja Bruna Çifligu pyeti z. Sadiku nëse partitë mund të gjejnë një kompromis të mundshëm për emrin e presidentit, ky i fundit u shpreh si vijon: “Nëse do veprojnë siç kanë vepruar në të kaluarën, do të gjendet një opsion”, theksoi gazetari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026