SHBA aprovojnë vaksinën, Agjencia për Ushqimin dhe Medikamentet: “Pfizer” përmbush kriteret
Administrata amerikane për Ushqimin dhe Medikamentet, pas një analize të detajuar arriti në përfundimin se vaksina kundër COVID-19 që po mendohet të shpërndahet, është në përputhje me kriteret e paracaktuara, duke sugjeruar se agjencia do të japë dritën jeshile për produktin historik.
Agjencia publikoi të martën dy analiza të veçanta, një nga stafi i saj i shkencëtarëve dhe një nga prodhuesit e vaksinës, “Pfizer Inc” dhe partnerin e saj gjerman “BioNTech”.
Analizat vunë në dukje përfitimet e shumta nga vaksina, përfshirë atë për reduktimin e rrezikut për prekjen nga COVID-19 pas të paktën 7 ditësh nga doza e dytë. Kjo, pasi vaksina e “Pfizer” kërkon dy doza për mbrojtje të plotë.
Rrjedhimisht, Administrata për Ushqimin dhe Medikamentet deklaroi se një tjetër përfitim ishte reduktimi i rrezikut të infektimit pas dozës së parë.
Referimet sa i takon reduktimit të rrezikut nga sëmundja janë një hap i rëndësishëm, pasi fillimisht kritikët deklaronin se ajo do të kishte vetëm një efekt të butë, që mund të ndalonte vetëm sëmundjet e moderuara.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës