Eliot Engel: Serbia jashtë BE-së, pa njohur Kosovën
“Serbia nuk do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian derisa të njohë Kosovën”, tha dje presidenti i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve amerikan, Eliot Engel.
“Kosova është e pavarur, ajo kurrë nuk do të kthehet,” u shpreh më tej Engel në mbledhjen e bordit, në të cilën Daniel Server, Janush Bugajski dhe Madeleine Albright ishin gjithashtu të ftuar.
Po gjatë kësaj seance, eksperti për Ballkanin, Daniel Serwer tha se presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden duhet të konsultohet me evropianët dhe të paraqesë një vizion të përbashkët për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Sipas tij, udhëheqja nga BE-ja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të ndihmojë, por në këtë proces ka nevojë që të ketë një angazhim amerikan.
Ai po ashtu shprehu nevojën e një mekanizmi mbikëqyrës për dialogut, por edhe për zgjatjen e mandatit të Dhomave të Specializuara, në mënyrë që ato të kenë juridiksion edhe mbi krimet e kryera në Serbi.
Lexoni gjithashtu:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta