Vrasja e Klodian Rashës, shokët: Nuk ka qenë i armatosur, veprimi i policisë i paligjshëm
Shokët e Klodian Rashës kanë deklaruar për mediat se 25-vjeçari nuk ka qenë i armatosur në momentin që ka ndodhur vrasja.Sipas shokëve i riu doli nga banesa jashtë orarit të lejuar për të blerë një paketë cigare.
Njëri nga shokët theksoi se 25-vjeçari nuk ka qenë person me rrezikshmëri dhe gëzonte respektin e të gjithëve
“Ne e kemi pasur 20 vitesh shok Klodianin. Ka qenë një njeri që ka gëzuar respektin e çdo njeriu. Natën që ka ndodhur ngjarja Klodiani ka qenë më shokët e tij deri në orën 11 të natës. Aq sa jam unë tani i armatosur ka qenë edhe Klodiani. Nuk ka pasur kurrë armë në jetën e tij se nuk ka pasur probleme me asnjë njeri. Familja e di më mirë që ai, as në shtëpi, as në lagje, nuk ka pasur armë. Ka qenë njeri që i respektonte të gjithë, nuk ka qenë njeri që mund të cilësohet me rrezikshmëri.Ai ka dalë jashtë orës, për të dalë për të blerë cigare në një kioskë në Don Bosko. Ka qenë natyrë shumë e qetë”, u shpreh një nga shokët e tij.
Ky i fundit tha më tej se veprimi i policisë ishte i paligjshëm dhe se brenda një kohe të shkurtër janë dhënë 3 njoftime të ndryshme.
“Veprimin e policisë e konsideroj të paligjshëm. Brenda një kohë të shkurtër kanë dhënë 3 njoftime të ndryshme, është arrestuar ka bërë aksident dhe më pas ka vdekur. Pastaj pas 4 orësh është gjetur arma, 100 metra larg vendit, kur ai është qëlluar mbrapa shpine, nuk ka sens”, u shpreh ai.
Ky i fundit theksoi më tej se “më shumë se kemi humbur shokun, na dhemb fakti që është njollosur figura e tij”.
“Nuk ka pasur asnjë problem serioz shëndetësor”, u shpreh shoku i Rashës.
Ndërsa një tjetër mik i viktimës deklaroi se 25-vjeçari ka qenë person që i urrente armët dhe se gjithë ngjarja ka qenë një skemë e policisë.
“Ka qenë njeri që u urrente armët. Mendoj se ka qenë skemë e policisë ajo arma, për të mbuluar vrasjen”, u shpreh ai.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në zonën e Laprakës në Tiranë, ku 25-vjeçari Klodjan Rasha u qëllua për vdekje nga efektivi i “Shqiponjave” me iniciale N.H.
Sipas policisë i riu po kryente disa lëvizje të dyshimta, dhe pas thirrjeve të vazhdueshme ka kërcënuar efektivin, ndërkohë që ishte i armatosur.
Në këto momente efektivi qëlloi me armë zjarri në drejtim të 25-vjeçarit, i cili humbi jetën në spital.
Vetëm pak orë pas ngjarjes efektivi u arrestua me akuzën e “Vrasjes në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme”.
Lexoni gjithashtu:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset