Mirëmbajtja rrugore gjatë dimrit, Balluku: Kapacitetet në gatishmëri për të përballuar situatën

9 Dhjetor 2020 | 12:21

Sezoni i dimrit, bashkë me temperaturat e ulëta, sjell reshje dëbore dhe ngrica, kjo veçanërisht në zonat malore, çka krijon probleme në qarkullimin e mjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur tashmë zbatimin e planit të masave për mirëmbajtjen dimërore të akseve rrugore, për të garantuar një qarkullim pa probleme dhe të sigurt të automjeteve në të gjitha segmentet rrugore në vend gjatë stinës së dimrit.

Plani i masave përfshin angazhimin e afro 500 mjeteve, borëpastruese dhe mjetet të tjera të rënda, ndërsa janë rezervuar afro 5 mijë tonë kripë që do të hidhen në rrugë, për të eliminuar ngricat si dhe afro 1200 punonjës, të cilët janë në gatishmëri në të gjithë vendin.

Që prej datës 15 nëntor janë ngritur shtabet e emergjencës në drejtoritë rajonale dhe atë qendrore ku raportohet gjatë 24 orëve lidhur me problematikat dhe situatën në akset rrugore.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi rëndësinë për të garantuar lëvizjen e lirë dhe mbi të gjitha të sigurt të automjeteve në të gjitha akset rrugore të vendit, pavarësisht kushteve të motit.

“Është shumë e rëndësishme dhe duhet theksuar që bashkëpunimi i Bashkisë me Autoritetin Rrugor Shqiptar është një pjesë shumë e rëndësishme, sidomos në zonat të cilat e kanë edhe problematikën e motit të përkeqësuar, siç është zona e Kukësit, Ersekës apo Korçës,” – tha Balluku.

Sa i takon shqetësimit të ngritur nga kryebashkiaku Gjici lidhur me furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit të Kukësit, ministrja Balluku bëri të ditur se ndërtimi i ujësjellësit të ri është një nga prioritetet e AKUM dhe shumë shpejt edhe ky shqetësim do të marrë rrugën e zgjidhjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026