Integrimi i emigrantëve, sipas indeksit pesë shtete të BE-së ofrojnë kushte më të mira

9 Dhjetor 2020 | 12:58

Kur emigrantët arrijnë në një vend të ri, proceset e integrimit me të cilat përballen shpesh mund të jenë të ndryshme dhe komplekse. Një raport i njohur si Indeksi i Politikës së Integrimit të Migracionit ka bërë me dije gjetjet e tij vjetore për 52 vende.

Pesë shtetet të Bashkimit Evropian ndodhen në top-listën e dhjetë vendeve që ofrojnë integrim më të mirë të emigrantëve.

Ata janë Suedia, Finlanda, Belgjika, Irlanda dhe Portugalia. Në dhjetëshen e parë janë edhe shtetet sikundër Kanadaja, Zelanda e Re, SHBA, Australia dhe Brazili.

“Politikat e integrimit po përmirësohen ngadalë me kalimin e kohës. Që nga viti 2014,  mesataraja e vendeve është rritur me 2 pikë në shkallën  prej 100 pikësh. Vendet e BE janë rritur me 1 pikë – si në Evropën Perëndimore ashtu edhe në Evropën Qendrore,” – shprehet Thomas Huddleston, drejtor i kërkimeve nga grupi i Politikave të Migracionit.

Indeksi përcakton sistemet e integrimit të vendit si “Gjithë përfshirja”, “Barazia”, por pa mundësi reale të barabarta, “përkohshmëria” ku emigrantet përballen me pengesa për t’u vendosur për një kohë të gjatë dhe “Imigracioni pa integrim” – ku njerëzit nuk integrohen me shoqërinë.

Muajin e kaluar Komisioni Evropian nisi një plan veprimi për të mbështetur vendet anëtare të BE për të zbatuar politikat e tyre të integrimit

“Është integrimi dhe përfshirja që mund të na ndihmojë të luftojmë ksenofobinë, përjashtimin, radikalizimin dhe shprehjet  ne-kundër-tyre. Ne duhet të ndërtojmë respekt të ndërsjellë dhe të nxisim ndjenjën e përkatësisë të një emigranti,” – thotë Margaritis Schinas – zëvendës-president i Komisionit Evropian.

Por disa anëtarë të Parlamentit Evropian të spektrit politik te djathtë shqetësohen se Evropa nuk do të mbështesë vlerat e saj tradicionale.

“Ju nuk mund të flisni për BE, nuk mund të flisni për vlerat perëndimore, pa pranuar rolin e rëndësishëm të vlerave judeokristiane. Dhe mendoj se duhet ta theksojmë këtë në mënyrë që t’i ndihmojmë këta njerëz që vijnë këtu të integrohen më mirë,” – shprehet deputeti i PE-së Cristian Terhes.

Sipas ekipit të indeksit Pandemia gjithashtu ka rritur rëndësinë e politikave të integrimit

“Emigrantët në vendet me politika më gjithëpërfshirëse përfundojnë duke marrë trajtime më të drejta shëndetësore. Dhe kështu, unë mendoj se kjo ngre një kambanë alarmi për të ardhmen. Sepse nëse duam të dalim nga COVID, në të vërtetë do të kemi nevojë për politika shëndetësore gjithëpërfshirëse,” – thotë më tej Huddleston, drejtor i kërkimeve nga grupi i Politikave të Migracionit.

Me një rezultat mesatar të vendit prej 50 nga 100 në Indeks, emigrantët në përgjithësi përballen me aq shumë pengesa për t’u integruar duke sfumuar të gjithë mundësitë që ofrohen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit...
13:34 | 04/06/2026