Revolta për 25-vjeçarin e vrarë, Policia e Shtetit thirrje protestuesve për t’u distancuar nga dhuna

9 Dhjetor 2020 | 19:55

Policia  e Shtetit ka reaguar mbi protestën e qytetarëve për vrasjen e të riut Klodian Rasha, ku nuk munguan as përplasjet e dhunshme. Në deklaratën e shpërndarë në media thuhet se “ekstremistë të dhunshëm kanë hedhur sende të forta, gurë, pllaka duke plagosur nëntë efektivë policie”.

“Tubimi i nisur pasditen e sotme para godinës së Ministrisë së Brendshme u përshkallëzua në veprime të dhunshme, duke thyer xhamat e Ministrisë së Brendshme dhe duke plagosur disa punonjës policie që ishin në shërbim, në ruajtje të institucionit. Më pas, turma u drejtua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke u përqendruar përpara Kryeministrisë. Ekstremistë të dhunshëm kanë hedhur sende të forta, gurë, pllaka, kapsolla e sende të tjera, duke plagosur 9 punonjës policie”,  thuhet në njoftim.

Policia thekson se tre nga nëntë policët e plagosur ndodhen në gjendje të rëndë në spital pasi nga konfrontimet fizike, kanë marrë plagë të forta në kokë dhe trup. 

“Si pasojë e plagëve të marra, 3 punonjës policie janë në gjendje më të rëndë në spital, pasi kanë dëmtime serioze në kokë dhe në trup, të shkaktuara nga sulmi me sende të forta nga protestuesit, ndërsa 6 punonjës policie janë në gjendje më të stabilizuar.”, thuhet më tej.

Strukturat policore u bëjnë apel protestuesve të mos përdorin dhunë, por t’i përmbahen reagimit të drejtë qytetar. Policia në qëndrimin publik thotë se vrasja e një qytetari, e cila po hetohet nga strukturat nuk mund të përdoret kurrsesi si pretekst për të prodhuar dhunë kundrejt efektivëve.

Lexoni gjithashtu:

Protestë e tensionuar në Tiranë pas vrasjes së qytetarit Rasha nga policia

Vrasja e Klodian Rashës, protestuesit i vënë flakën pemës së madhe të Vitit të Ri në qendër të Tiranës

Të rinjtë e FRPD-së protestë për vrasjen e Klodian Rashës: Lleshaj të japë dorëheqjen

Vrasja e Klodian Rashës, shokët: Nuk ka qenë i armatosur, veprimi i policisë i paligjshëm

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026