Publikohet ekspertiza paraprake, Rasha s’ka plumb në kokë, polici ka qëlluar dy herë
Janë publikuar të dhënat e ekspertizës paraprake të vrasjes së të riut Klodian Rasha. Sipas informacioneve të siguruara nga Euronews Albania, thuhet se arma e policit ka bërë dy qitje, dhe njëri prej plumbave e ka prekur 25-vjeçarin në pjesë e mbrapme të shpatullës dhe kjo i ka dëmtuar organet jetike.
Prokuroria është në pritje të ekspertizës për gjurmët armës së gjetur në zonë në qoftë se ka qenë apo jo në dorën e Rashës. Të dy policët e “Shqiponjave” kanë deklaruar se i riu ka patur një send të dukshëm si armë që e ka nxjerrë nga brezi.
Në dëshminë e tyre policët thonë më tej se i kanë kërkuar të ndalojë, por ai nuk i është bindur urdhrit dhe më pas ka zgjedhur të largohet me vrap. Sipas tyre, ky veprim i 25-vjeçarit ka bërë që policët të mbushin armët dha ta ndiqnin nga pas.
Pretendimi për plumb në kokë sipas këqyrjes së kufomës nuk ekziston dhe sipas relacionit për masë sigurie që ka bërë prokuroria ndaj policit.
Më tej në ekspertizën paraprake thuhet se në tentativë për të ndaluar të riun polici i forcave “Shqiponja”, i cili akuzohet për vrasjen e Rashës është rrëzuar, dhe në këtë moment ai ka shkrepur armën.
Dëmtimi që ka marrë viktima Koldian Rasha në pjesën e kokës thuhet se nuk e ka marrë nga plumbi, por në momentin kur është shembur në tokë. Policia e Shtetit ka pohuar se ngjarja e rëndë po hetohet për të shpjeguar rrethanat.
Lexoni gjithashtu:
Protestë e tensionuar në Tiranë pas vrasjes së qytetarit Rasha nga policia
Të rinjtë e FRPD-së protestë për vrasjen e Klodian Rashës: Lleshaj të japë dorëheqjen
Vrasja e Klodian Rashës, shokët: Nuk ka qenë i armatosur, veprimi i policisë i paligjshëm
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta