Vrasja e Klodian Rashës, protesta të dhunshme në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës dhe Lleshajt
Qindra qytetarë kanë dalë në protestë pas ekzekutimit të 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i Policisë së Shtetit.
Me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Sandër Lleshaj, protesta është shoqëruar edhe me tensione, ku prej përplasjeve fizike 9 punonjës të rendit kanë mbetur të plagosur.
Vrasja e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një punonjës i Policisë së shtetit, ka nxitur reagimin e shoqërisë civile.
Prej orës 16:30 të ditës së mërkurë, qindra të rinj, me thirrjet “Unë jam Klodiani”, “Duam drejtësi”, por edhe me ovacione ndaj Policisë, kanë kërkuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Protesta ka nisur në Ministrinë e Brendshme dhe ka vijuar para Kryeministrisë, ku nuk kanë munguar as përplasjet, ndërsa janë hedhur sende të forta në dritaret e institucioneve. Ndërkohë, protesta është shoqëruar edhe me përplasje fizike me policët, ku 9 prej tyre janë lënduar, kryesisht në kokë dhe trup.
Reshjet e shiut nuk janë bërë pengesë për ndalimin e tubimit. Disa të rinj, në shenjë proteste i kanë vënë zjarrin pemëve me dekoret e Vitit të Ri, ndërsa nuk ka munguar reagimi i efektivëve të policisë, të cilët kanë përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Incidente gjatë orëve të mbrëmjes janë shënuar edhe në rrugën Myslym Shyri pranë drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku policia nuk ka lejuar qytetarët t’i afrohen perimetrit të godinës, duke përdorur bote me ujë, ndërsa herë pas herë ka larguar turmën me gaz lotsjellës.
Lexoni gjithashtu:
Revolta për 25-vjeçarin e vrarë, Policia e Shtetit thirrje protestuesve për t’u distancuar nga dhuna
Kaos tek Drejtoria e Policisë, protestuesit revoltë për vrasjen e të riut Klodian Rasha
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta