Reaksion nga vaksina e Pfizer, kërkohet shmangie e medikamentit në raste alergjie
Agjencia rregullatore e barnave në Mbretërinë e Bashkuar ka bërë thirrje për shmangie të vaksinës anti-covid të partnerëve Pfizer dhe BionTech, në rastet kur personat kanë një histori të gjerë të reaksioneve alergjike.
Një kërkesë e tillë ka ardhur pasi dy punonjës të shëndetësisë në Britani kanë shfaqur një reaksion alergjik nga marrja e medikamentit, në ditën e parë të fillimit të programit të vaksinimit masiv. Reagimi ndaj vaksinës ka qenë i menjëhershëm, megjithatë sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar dy anëtarët e stafit mjekësor janë duke e rimarrë veten.
Kompania Pfajzer, ashtu sikurse edhe Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar, ka bërë me dije se personat të cilët kanë një histori alergjie janë përjashtuar nga grupet që do të marrin vaksinën, pasi një rezultat i ngjashëm ka dalë edhe në fazat e vona të testimit të medikamentit.
Sipas ekspertëve, në 0.63 përqind të personave që kanë marrë vaksinën e prodhuar nga Pfajzer dhe BionTech, kanë pasur reaksion alergjik në fazat e testimit të medikamentit. Ky rezultat sipas analistëve nuk përbën kërcënim, si dhe nxjerrin në pah se situata është nën kontroll.
“Fakti që ne e morëm vesh kaq shpejt për këto dy reaksione alergjike dhe se Agjencia Rregullatore e Barnave në Britani ka reaguar në lidhje me këtë për të dhënë këshilla paraprake, tregon se sistemi i monitorimit është duke funksionuar”, Peter Openshaw, PEDAGOG I
Pas aprovimit emergjent të medikamentit në Mbretërinë E Bashkuar, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë me dije se efikasiteti i vaksinës anticovid të partnerëve Pfajzer dhe BionTech kanë plotësuar pritshmëritë për autorizim të menjëhershëm.
Lexoni gjithashtu:
Berlini bën gati qendrat që do të shërbejnë për vaksinimin e qytetarëve
Vaksinat antiCOVID, sulm kibernetik Agjencisë Evropiane të Mjekësisë
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West