Ish-drejtuesi i Policisë: Efektivi vrau me dashje Klodian Rashën, nuk pati sulm nga ana e viktimës

10 Dhjetor 2020 | 08:33

Arjan Hoxha, ish-drejtues i Policisë së Shtetit për Euronews Albania është shprehur se polici mund të gjuajë me armë zjarri ndaj një qytetari kur është në rrezik.

Ai theksoi se arma është mjeti i fundit që një punonjës policie mund të përdorë ndaj qytetarit dhe rekomandohet që të gjuajë në pjesën e poshtme të trupit.

“Policia e Shtetit e ka sanksionuar në të gjitha manualet e veprimtarisë së saj, në procedurat standarde të punës, në ligjin për përdorimin e armës së zjarrit por edhe rregulloret që kanë dalë në zbatim të ligjit. Arma e zjarrit përdoret vetëm si mjet i fundit, ku mjetet e tjera nuk kanë dhënë rezultat, apo duket qartë që ato nuk do të jepnin rezultat nëse do të përdornin. Nëse do të përdoret arma si mjet i fundit dhe i vetmi mjet që mund të përdoret, ajo do të përdoret në pjesët e poshtme, ku nuk rrezikohet jeta e viktimës. Rekomandohet që ajo të përdoret në pjesën e poshtme, në gjymtyrët e poshtme, në këmbë. Arma e zjarrit në distancë aq të afërt nuk mund të përdoret në pjesën e sipërme të trupit, që ka rezultuar me humbjen e jetës së një të riu”, u shpreh ai.

Sa i përket ngjarjes së rëndë, ku Klodian Rasha u vra nga një efektiv, z.Hoxha theksoi se kemi të bëjmë me një vrasje me dashje.

“Kemi të bëjmë më një vrasje të pastër, vrasje me dashje ndaj të riu që po largohej dhe nuk po përbënte asnjë rrezik për punonjësit e policisë. Mungesa e një sulmi në rastin konkret nuk justifikon përdorimin e armës së zjarrit”, u shpreh ai.

Lexoni gjithashtu:

Vrasja e Klodian Rashës, avokati: Policia ndihmoi efektivin, akuza duhet të ishte ‘vrasje me dashje’

Publikohet ekspertiza paraprake, Rasha s’ka plumb në kokë, polici ka qëlluar dy herë

‘Kërkojmë drejtësi’, babai i Klodian Rashës: Fajtori të shkojë atje ku e meriton

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026